Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari

Politikë
Top 24

Opozita e re merr detyrat/ Murrizi nënkryetar Kuvendi, Rudina Hajdari në krye të Komisionit të Integrimit

8 Maj 2019, 15:29| Përditesimi: 8 Maj 2019, 15:58

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi është zgjedhur gjatë seancës së sotme plenare nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ky votim është miratuar me 94 vota dhe 1 votë abstenim të vetë, Myslim Murrizit.

Ruçi e sqaroi këtë fakt pasi komunikoi emërimin e tij duke thënë se vota e vetë Murrizit është abstenim për të shmangur konfliktin e interesit.

Murrizi është deputeti demokrat i cili refuzoi të digjte mandatin pas vendimit të opozitës së bashkuar për të dalë nga Kuvendi. 

Ndërkohë që po në seancën e sotme u votuan edhe kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga opozita e re.

– Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian

– Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias

– Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë

– Alban Zeneli nënkryetar në Komisionin e Sigurisë

– Halil Jakini nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

– Korab Lita, nënkryetar i  Komisionit të Ligjeve

-Ralf Gjoni nënkryetar i Komisionit të  Jashtëm

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?