Myslimanët nisin sot muajin e Ramazanit! Historia e çiftit me besim fetar të ndryshëm por që agjërojnë së bashku Natën e Kadrit

1 Prill 2022, 17:42| Përditesimi: 2 Prill 2022, 08:25

  • Share

Më 2 Prill nis muaji i madhërishëm i Ramazanit për besimtarët myslimanë të cilët agjërojnë. Jo vetëm besimtarët myslimanë agjërojnë në këtë muaj të shenjtë për fenë islame. Azmer Duleviç një besimtar i devotshëm tregon se edhe bashkëshortja e tij Albana, ndonëse e besimit ortodoks, agjëron në ditën më të rëndësishme të kalendarit mysliman

“Bashkëshortja është e fesë ortodokse, por për respekt ndaj besimit tim edhe bashkëshortja agjëron natën e Kadrit dhe në fe nuk ka me imponim”- tha Azmer Duleviç besimtar mysliman.

Azmeri na tregon se 30 ditët e agjërimit për çdo mysliman kalojnë shumë shpejt, duke lënë pas një ndjesi mirësie e pastërtie shpirtërore.

“Lidhjen vertikale që kemi me Zotin ne e forcojmë dhe mundohemi të jemi sa më korrekt , sa më besimtar, sa më praktikant ,pra ta forcojmë besimin tonë për të shtuar dhe vizitat mes besimtarëve mysliman me njëri-tjetrin me iftaret që shtrohen apo dhe mbledhjet e tubimet”, shtoi ai.

Lehtësimi i masave kufizuese, do t’i ndihmojë jo pak besimtarët gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit.

“Muaji i Ramazanit ka dy dimensione, atë shpirtëror ku ne përjetojmë me Zotin tonë, por dhe pjesa sociale ku neve ndajmë iftarin me njëri – tjetrin, bujarin me njëri- tjetrin. Kjo na ka munguar prej dy vitesh. Inshallah ky Ramazan vjen me begatinë që ne t’i përjetojmë të dyja këto ndjenja të bukura shpirtërore dhe sociale”, tha Dorian Demetja, drejtori i kulturës KMSH.

Drejtori i Kulturës në Komunitetin Mysliman, Dorian Demetja, thotë se ndër vite është rritur ndjeshëm numri i atyre që agjërojnë. për të gjithë ata që kanë paqartësi mbi ritualet e agjërimit, ai ka disa këshilla.

“Çdo gjë që futet brenda trupit e prish agjërimin, por dhe pjesa e ilaçeve e prish agjërimin. Larja e dhëmbëve nuk e prish agjërimin sepse nuk kalon brenda. Ka ndodh dhe që edhe në harresë dikush ka marr ka ngrënë diçka, ka harru për momentin që është i agjërueshëm, kjo nuk e prish agjërimin. Marrdh. Marrëdhëniet në çift e prishin agjërimin kur bëhen nga agimi deri në iftar”, tha Demetja.

Muaji i Ramazanit kulmon më 27 prill kur është Nata e Kadrit, një nga festat më të rëndësishme për Islamin, ndërsa muaji i Ramazanit përfundon në datën 1 Maj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 01/04/2022 17:50

    Feja eshte opium i popullit, sa me hallexhi aq me shume besimtar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?