Rexhep Taip Erdogan dhe rivali i tij politik Gulen

Myslimanët shqiptarë drejt ndarjes në “Gylenistë” dhe “Erdoganistë”

11 Maj 2018, 20:19| Përditesimi: 11 Maj 2018, 20:22

  • Share

Një dukuri e frikshme është duke ndodhur në mesin e besimtarëve myslimanë në Shqipëri. Të paktën në mesin e atyre që drejtojnë komunitetin dhe institucionet fetare, atyre që janë aktivë, të arsimuar e që përbëjnë elitën e këtij komuniteti.

Ata po vetëndahen në “Gylenistë” dhe, për pasojë, në “Erdoganistë”. Lufta e shtetit Turk, osë më saktë, e Presidentit Erdogan, ndaj strukturave të teologut Fethullah Gylen, është shtrirë edhe në vendet ku ai ka qenë i pranishëm me investime, apo shoqata kulturore e fetare.

Për pasojë edhe në këtë vende, ku Shqipëria dhe Kosova, janë më të “prekurat”, është hapur lufta mes “Gylenistëve” dhe “Erdoganistëve”. Qeveritë dhe grupet politike mund të joshen nga pushteti i Erdoganit, dhe ti përulen e binden.

Por pushtetet dhe pushtetarët janë të përkohshëm. E rëndë dhe me pasoja të rënda shoqërore do të jetë ndarja e vetë besimtarëve në dy klasa, ndarje e cila nuk mund të korigjohet lehtë, pasi ndarjet fetare vetëm thellohen me kohën.

Të paktën kështu dëshmon historia. Ndaj është detyrë e të gjithë zyrtarëve, teologëve, drejtuesve të komuniteteve dhe dhe institucioneve, që të mos i fryjnë kësaj ndarjeje, pasi pasojat mund të jenë të rënda. Lufta mes Erdoganit dhe Gylenit eshte lufte per pushtet apo ndikim, qe nuk na perket neve. Ajo nuk duhet te influencoje askend ketu, pavaresisht simpative.

Komento

Komente

  • ALBANIAN: 13/05/2018 15:50

    Dhefsha Turqine

    Përgjigju
  • gjeo-analisti-zvicer.ff.: 13/05/2018 13:59

    sa bizare. po çkan pune shqiptaret me mongolet e azis. aj mama mija akoma nuk ka tretman anti asimilimit te shqiptarve nga imponimet ottomane.

    Përgjigju
  • Toni: 12/05/2018 10:59

    Eshte faji i medias, dhe ju gazetareve. Nga mengjesi ne darke artikuj kunder erdoganit,kunder gylenit,pro gyleni dhe prape kunder erdiganit. Doni me i shit demokraci turqise, ju qe jeni shtresa me e korruptuar e shoq shqiptare bashke me politikanet. Lereni erdoganin e gylenin npune te vet, e shihni llumin tuaj

    Përgjigju
  • Arku: 12/05/2018 10:54

    Pse i jepni rëndësi diçkaje qe nuk ka rëndësi. Lërini njerëzit rehat në punën e tyre dhe mos ndizni perçarje mes tyre. Këto artikuj nuk duhen publikuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?