Kronikë
Politikë

Tensione në Dibër, dy kandidatët e Berishës ndalojnë 3 makina me pretendimin se po blihen vota për PS! Denoncim në polici: Njëri qëlloi me armë në ajër (VIDEO)

10 Maj, 22:01| Përditesimi: 10 Maj, 23:18

  • Share

Edhe në ditën e heshtjes zgjedhore Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi kanë ndaluar në Dibër disa persona të cilët udhëtonin me makina me pretendimin se blejnë vota për kundërshtarët e tyre politikë.

Këtë mbrëmje, Mziu dhe Gjunkshi me mbështetës të tyre bllokuan tre makina në fshatin Pilafe me dyshimet se kishin dalë për të blerë vota për llogari të Partisë Socialiste.

Pas njoftimit nga ana e demokratëve, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kontrolluar 3 automjetet e bllokuara nga militantët e PD, por nuk ka gjetur asgjë të kundraligjshme, veçse disa tollonave me naftë

Për më tepër, Gjunkshi u ka deklaruar bluve se një prej personave në makinat e ndaluara është larguar me vrap duke qëlluar me armë zjarri në ajër, por nga verifikimet e deritanishme policia deklaron se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • neroni: 11/05/2025 04:08

    PERSONAT NE MAKINE TE NXIRREN DHE TE RRIHEN VENDCE me drunje,, hunj,,,ATA DO PERPIQEN TE VJEDHIN VOTAT ...KESHTU KANE BERE GJITHMONE ...MAKINA TE DIGJET POR PA BLLOKUAR QARKULLIMIN.....

    Përgjigju
  • Meri: 11/05/2025 02:14

    Ku e gjejnë të drejtën,në cilin ligj është shkruar,që kantidatët për deputet tē ndalojnë njërzit rrugëve ,sepse dyshojnë se kundērshtari politik ka dal për të paguar njērz pēr ti mar votën?...Po këta tē "ndershēmit" e PD-së ,qē rrin rrugëve gjithē natën,kush po i ruan ?..

    Përgjigju
  • Turi: 11/05/2025 00:27

    Fik Mondi tmerr me këta barbona

    Përgjigju
  • Frxi: 11/05/2025 00:09

    Ky mullahu, xhemali u merte lek ushtareve shqiptar me mision jasht

    Përgjigju
  • Mondi: 10/05/2025 22:36

    Eshte e pa mundur me keta lloj qe te jetosh ne liri ne 2025! Imagjino te drejtohet shteti nga keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?