Kronikë

'Nëse prokurori s'është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet!' Dumani: Numër i lartë i çështjeve që çohen në gjyq, i pafajësive i ulët! Goditëm 2 organizata kriminale më 2024, sekuestruam 10 mln euro kriptomonedha

14 Prill, 12:02| Përditesimi: 14 Prill, 14:40

  • Share

 

Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se nëse një prokuror nuk është i sigurt në fajësinë e personit të pandehur, më mirë të tërhiqet, të kërkojë kohë nëpërmjet pushimit të çështjes dhe të vlerësohet nëse ai ka gabuar në klasifikimin e akuzës.

Kjo deklaratë lidhej me një nga pyetjet e anëtarëve të KLP-së në lidhje me pafajësitë, çështjet në gjyq dhe rastet kur ka pasur gabime nga ana e prokurorëve apo dështime të çështjeve penale të përfaqësuara.

“Numri i të pandehurve në rritje për ata që çohen në gjyq. Numri i pafajësive në ulje, por ulje e moderuar. Kam kërkuar nga prokurorët që të jenë të kujdeshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake para gjyqtarit apo në vijim. Nëse nuk je i bindur për fajësinë e personit që është në gjykim më mirë vijo hetimin, merr kohë, kërko pushim të çështjes, dhe kjo mund të bëhet, gjyqtari e iraton, nëse është gabuar nga prokurori në klasifikimin e akuzës dhe çështjes vlerësohet më tej. Kemi hetuar 2 organizata kriminale gjatë vitit 2024. Mbni 10 mln euro në kripto, ka rritje, me shumë vështirësi është arritur kjo, sepse nuk kishim eksperiencë, bëhet fjalë për paranë digjitale, por u bë në bahskëpunim me partnerët, Belgjikën, Spanjën dhe Francën. Është rritur forca goditëse ndaj organizatave kriminale dhe grupeve kriminale”.


Lajmi kryesor:

Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?