Giovanni De Biasi, ish-trajneri i kuqezinjve

Na dërgoi në 'Francë 2016', De Biasi s'i harron kuqezinjtë: Shqipëria kualifikohet në Europian si e para në grup

21 Mars 2023, 13:11| Përditesimi: 21 Mars 2023, 13:13

  • Share

Giovanni De Biasi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit ka thënë se kuqezinjtë kanë të gjitha shanset për t'u kualifikuar në Europianin 2024 si e para në grupin E. Në një intervistë për median në Kosovë, "BlicSport", italiani beson se me grupin aktual tanët do jenë pjesë e finaleve të Europianit.

“Dukës i kam thënë tashmë se Shqipëria mund të përfundojë e para në këtë grup. Është një skuadër e fortë që ka lojtarë që luajnë në ekipe të nivelit të lartë. Të gjithë e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por e përsëris, Shqipëria ka mundësi të mëdha për t’u kualifikuar përsëri në Kampionatin Evropian”, tha De Biasi për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se 66-vjeçari prej 14 dhjetorit 2011 dhe deri në 14 qershor 2017 ka qenë trajner i Shqipërisë në 51 ndeshje, duke ia dalë që për herë të parë të kualifikojë ekipin në fazën finale të një Europiani, atë të "Francë 16". Kuqezinjtë veç Polonisë ( luhet në 27 mars në Varshavë), kanë në grup edhe Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?