Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka nevojë për ata studentë që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ai tha se nevoja për profesionistë në fushat që mbulon UBT-së është më e madhe sesa për juristë, pasi ka kaq shumë, saqë “mund t’ia japin edhe Ballkanit dhe mund t’i eksportojë dhe kontinenteve të tjera”.
Më tej, shtoi se grupkapitulli për bujqësinë në negociatat me BE-në janë një “dhimbje koke”, prandaj tha se duhen njerëz të ditur.
“Për juristë nuk ka nevojë Shqipëria, ka plot dhe i teprojnë, mund t’ia japin edhe Ballkanit dhe mund t’i eksportojë dhe kontinenteve të tjera. Shqipëria ka nevojë për ata që përgatit UBT, se njësoj si Evropa e gjithë bota, përballet me ndryshimet klimatike, degradimin e mjedisit, motin ekstrem, humbjen e ekosistemeve që ndikojnë bujqësinë, furnizimin me ujë dhe biodiversitetin dhe këto janë të pa ndashme nga jeta jonë.
Me anëtarësimin në BE numri i profesionistëve që vijnë nga fushat që mbulon UBT është shumë më i madh se ai i juristëve duhen profesionistëve që të dinë për çfarë bëhet fjalë, si ti rimodelojnë zhvillimet. Mungesa e ujit, konfliktet për burimet po kthehen deri në konflikte midis shteteve. Janë mbi 2 mld njerëz që përballen me etje. Bujqësia konsumon 70 % të ujit të ëmbël ndaj bota flet për menaxhim të zgjuar të ujit. Politika për ujin për të shmangur kriza konflikte. Janë tema që janë pjesë e axhendës së punës së universitet BOKU dhe UBT.
Siguria ushqimore, çështje të inovacionit dhe teknologjisë të lidhura me fshatin dhe zhvillimin. Pa fshat, s’ka qytet, pa prodhimin në fshat nuk mbijeton dot qyteti, ndaj na duhen njerëz të ditur për të gjithë teknologjinë që ka nisur të hyjë me shpejtësi të madhe, për satelitët, dronët, kërkimet për të dhënat. Jemi në kohë, por jemi në zgrip të kohës. Fatkeqësitë natyrore dhe menaxhimi i rrezikut...s’mund ta tejkalojmë një fatkeqësi se i ka fajet qeveria se nuk ka pastruar kanalin. Duhen dije të reja, struktura dhe forca të reja, duhet gjithmonë e më shumë kapaciteti I shteteve për zgjidhjet e integruara ndërdisiplinore, që bashkojnë shkencën, politikën, njohjen e territorit. Pa asnjë diskutim çfarë po bëjmë ne, stafi drejtuar nga Bardhi e të tjerë, së bashku me pedagogë të BOKU-t është mbjellja e një territori me fidanë të rinj të dijes edhe të profesioneve dhe natyrisht që ky territor ka nevojë për forcat e reja që duhet të trokasin në derën e UBT.
Në kapitujt e negociatave për anëtarësim Bujqësia dhe zhvillimi rural, janë një kapitull më vete. O nëne o nënë, realisht. Ata pedagogë këtu që merren me pjesën e direktivave europiane e dinë shumë mirë, mjedisi dhe ndryshime klimatike është kapitull më vete, siguria ushqimore, politika veterinare më vete, ujërat e menaxhimi i mbetjeve janë kapitull më vete, të gjitha këto bashkë janë dhimbja më e madhe e kokës për një vend si ne. Po dhimbja më e madhe është se ne kemi probleme që të tjerët nuk i kanë pasur, kurse neve na duhet dije. Na duhen shumë njerëz të ditur dhe patjetër që baza është ky Universitet. Nuk bëhet kjo me miell të huaj, sado që të marrin ekspert, na duhet ky brumë që kjo furrë po bëhet gati për ta pjekur.", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
'Reformë reale në UBT', Rama: E çliruam nga 'pushtuesit', na duhen njerëz të ditur! Universitetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë
Xh.D/ReportTv.al
