Foto nga protestuesi Dilaver Nela

'Na e kanë hipur vënçe', protestuesi i veçantë vjen me parrullën dhe fotot e politikanëve mbi një samar

2 Mars 2020, 13:48| Përditesimi: 2 Mars 2020, 20:53

  • Share

Dilaver Nela është një nga protestuesit në tubimin e sotëm të organizuar nga presidenti Ilir Meta.

55-vjeçari që di tre gjuhë të huaja është një nga protestuesit më të veçantë, pasi merr pjesë në çdo tubim dhe nuk mban asnjë anë politike.

Gjithmonë zgjedh një mënyrë të ndryshme dhe të veçantë për të shprehur pakënaqësinë e tij.

Ditën e sotme ai ka zgjedhur tri foto të politikanëve shqiptarë, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën njëri poshtë tjetrit mbi një samar dhe parrullën me shprehjen: “Na e kanë hipur vënçe”.

Nela ka dashur të shprehë se të tre politikanët me më ndikim në vend po e shfrytëzojnë në mënyrën më të keqe popullin shqiptar.

Foto nga dita e sotme e protestës, Dilaver Nela

Dilaver Nela nga fshatrat e Laçit kishte zgjedhur tre tepsi në protestën e mëparshme të bërë më 16 mars të vitit të kaluar të shoqëruara me shkrimin PS, PD, LSI, dhe sipër tyre “Shoqëria civile”.

Gjithashtu ka përdorur parrullën:“S’ka Shqipëri, ka tepsi”.

Foto nga Dilaver Nela

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 02/03/2020 17:04

    Di 3 gjuhe te huaja ky dhe shkruan gabim nje pankarte? Pfff Shkruhet "vendçe".

    Përgjigju
    • Tonileshi: 05/03/2020 11:50

      o toni servetes, esht skhruar ne dialekt pa e dim ne qe per gramatik je njish ti.

  • Lleshi: 02/03/2020 16:14

    Shume mire e ka vence na e kane hypur te tre bertasin te tre me darke jane koke me koke per ye mdare parate e popullit f...king

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?