‘Na flet Asdreni’, koncert në Korçë për 150-vjetorin e lindjes së poetit

14 Prill 2022, 19:46| Përditesimi: 14 Prill 2022, 19:53

  • Share

Pas suksesit në teatrin e Prishtinës  koncerti artistik "Na flet Asdreni" u mbajt edhe ne skenën e teatrit të Korçës "Andon Zako Çajupi".

Figura e ndritur e Asdrenit mbërriti tek publiku përmes vargjeve, këngëve melodisë e imazheve si kujtime nga jeta dhe vepra e tij realizuar  nga artiste te shquar te Shqipërisë dhe Kosovës.

“Për poetin, atdhetarin, eruditin një nga mërgimtarët më aktiv, në të gjitha pikëpamjet qoftë atdhetare, kulturore apo sferës letrare Asdreni mbetet një pikë shumë e fuqishme”, tha profesor Josif Minga.

“Kemi bashkëpunuar me korin nën dirixhimin e Edon Ramadanit. Janë vepra të krijuara nga profesori Minga, të gjitha akapel me tekstet e Asdrenit”, u shpreh Blerta Belliu.

”Eksperienca ishte shumë e bukur, me shumë përgjegjësi e pashlyeshme nga kujtesa jonë sepse në Prishtinë ishte i madhi Rexhep Qosja, i cili e do dhe e vlerëson shumë figurën e Asdrenin madje bëri një apel që më të vëmëndshmë duhet të jemi ne për ta vlerësuar Asdrenin”, tha Zamira Kita.

Me ide te Mikaela dhe Josif Mingës koncerti u mbajt me rastin e 150 vjetorit te lindjes se poetit, publicistit dhe autorit te Himnit Kombëtar Aleksandër Stavre Drenova.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?