"Na ka fyer dhe dhunuar", tre punonjës të kompanisë së internetit kallëzojnë në prokurori Drejtorin e Policisë Bashkiake në Lezhë

14 Qershor 2022, 08:40| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 13:21

  • Share

Dy ditë pas denoncimit publik në media, 3 punonjësit e kompanisë së internetit në Lezhë kanë kallëzuar penalisht në prokurori Drejtorin e Policisë Bashkiake Leonard Palaj për fyerje dhe dhunë ndaj tyre. Në kallëzimin penal drejtuar organit të akuzës, Ndue Pjetri, Ervis Figuri dhe Fatbardh Media thonë se rreth orës 10:00 të datës 11.06.2022 kanë qenë duke punuar për llogari të sipërmarrësit Ded Bukaqeja në një kanal për të instaluar kabull të fibrave optike, pasi firma ka rrjet interneti.

Afër vendit ku po punonin ka qenë dhe sipërmarrësi Ded Bukaqeja dhe në këtë moment afrohet dhe ndal makinën Policia Bashkiake dhe ka dalë Leonard Palaj duke i thënë "prap këtu ju".

"A u kemi thënë mos punoni më, lini punën dhe filloi duke na sharë. Unë Ndue Pjetra, pasi tha mos punoni u ula për të prerë tubin për të ndaluar punën dhe ky polic bashkiak më ka fyer me fjalë të rënda dhe më kapi për rrobash dhe mi grisi. Përdori fjalë fyese si "halabakë", "b*thq*ra", "ju tërheq zvarrë", dhe shumë fjalë të tjera të rënda që e kemi ndjerë veten të poshtëruar prej tij", tha Ndue Pjetra.

 Por e kontaktuar për këtë çështje ditën e ngjarjes, Zyra e shtypit ne Bashkinë Lezhë pretendon se Kompania në fjalë ka shkelur ligjin, duke kryer punime pa leje dhe nuk ka bere asnjë kërkesë për zgjatje afati të lejes në bashkia.

Sipas tyre në rastin e fundit kompania ka kryer punime përgjatë trotuarit të Kunes në kanalin e hapur pa marrë asnjë konfirmim dhe pa asnjë të drejte për shfrytëzimin e punimeve të bëra për qëllime të linjave elektrike.

Në këto kushte Inspektorati Ndërtimor Vendor dhe Policia Bashkiake kanë ndërhyrë në zbatim të ligjit, por kjo ndërhyrje ka hasur në reagimin e dhunshëm të punonjëseve të kompanisë që punonte pa asnjë leje dhe se për këtë rast është bërë kallëzim për akte dhune, nga punonjësit e kompanisë në drejtim të efektivëve të policisë bashkiake, thotë Bashkia Lezhë.

Denoncimi ndaj Leonard Palaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • anna: 14/06/2022 09:23

    Ky eshte trimi i Sali Berishes qe mban ne pune Pjerin Ndreu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?