Dukesha e Sussex Meghan Markle, Princi Harry dhe Samantha Markle

VIP & Spektakël

“Na kanë kthyer by*ën”, motra e Meghan Markle ‘sulmon’ publikisht atë dhe Princin Harry

16 Dhjetor 2018, 21:24| Përditesimi: 16 Dhjetor 2018, 21:31

  • Share

Marrëdhënia e Dukeshës së Sussexit me familjen e saj ka qenë gjithmonë e tensionuar, por gjërat u bënë akoma më keq pas martesës së saj me Princin Harry. Së fundmi ish-aktorja Meghan Markle ka marrë një kritikë publike nga ana e motrës së saj, Samantha.

Sam ka komentuar foton e dyshes mbretërore në lidhje me festat e fundvitit, ku Harry dhe Meghan shihen me kurriz nga kamera duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve. “Interesante që Duka dhe Dukesha e Sussex na kanë kthyer by*ën të gjithëve. I drejtohet kjo botës apo thjesht familjes Ragland dhe Markle? Është pak e trishtë. Përballu me shpirtin e Krishtlindjeve,”- shkruan motra e Markle krahas fotos në Twitter.

Por Samantha u pendua shumë shpejt në lidhje me këtë koment dhe e fshiu.

Foto e publikuar nga Meghan Markle dhe Princ Harry 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?