Partia Demokratike ka akuzuar PS se u vodhi programin elektoral të prezantuar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha ka vazhduar akoma me këtë pretendim përmes një video të publikuar në rrjetet sociale duke shkruar “No comment, flet vet”.
Në video me Inteligjencë Artificiale duket kryeministri Rama i veshur i gjithi me të zeza. Me kapuç dhe një maskë në fytyrë ai hyn në zyrën e tyre dhe i ‘vjedh’ programin e ashtuquajtur të PD-së.
“Kur je aq hajdut aq sa idetë i ke të vjedhura” shkruhet në video.
Ndërkohë, sot kryeministri Rama në rubrikën "Sy m'Sy" i quajti qesharake akuzat e PD për vjedhjen e programit a thua se ishte Kodi i Da Vinçit. Më pas, Rama e ronizoi Berishën me një video me bufa, duke e quajtur programin e PD një “sallatë fjalësh madhështore”.
Në video, duken 2 bufa që vëzhgojnë një krimb, ndërsa Berisha premton ulje të çmimit të naftës e të taksave. Në material Berisha dëgjohet gjithashtu duke premtuar ulje progresive sigurimesh shoqërore, reduktim me 4 herë të inspektimeve, ulje deri në 6 lekë kilovati për çmimin e energjisë etj.
Kryemnistri Edi Rama si çdo ditë ka vijuar dhe ditën e sotme postimin e radhës me simbolikën e ‘Bufit të kënetës’.
Në videon e postuar nga Rama dëgjohen premtimet e Berishës në raport me uljen e taksave. Berisha shprehet se do të përgjysmojë një pjesë të madhe të taksave qëndrore dhe lokale.
"TVSH 15 %, ulje progresimeve e sigurimeve shoqërore, pjestimin e pestë e taksës së pronës. Pastaj ka reduktim me 4 herë të inspektimeve, ka ulje të çmimit të energjisë elektrike, nga 24 lek kilovati në 6 lek kilovati. Për biznesin në 7 lekë për popullatën në 6 lekë. Ka ulje të ndjeshme të çmimit të naftës, sepse dihet se ku qëndron dhe ku fle lepuri me çmimin. Për biznesin e vogël për taksat lokale u vihet kufiri tek thana, nuk mund të jetë kurrë më shumë se 1 përqind e xhiros vjetore. Janë dhjetë herë më të shtrenjta, se këta çfarë bëjnë, ai merr vetë taksa dhe merr Bashkinë e Tiranës me 10 mijë e me 11 mijë punonjës", shprehet Berisha.
Komente
