'Na kanë ndryshuar datën qëllimisht', mbi 100 puntorë të një fasonierie në Korçë protestë për pagën e luftës. Administratori: Shfrytëzuam ligjin

28 Prill 2020, 11:40| Përditesimi: 28 Prill 2020, 15:23

  • Share

Më shumë se 100 punëtorë të një fabrike fasonerie në Korçë kanë dalë në protestë për pagën e luftës. Ata pretendojnë se kanë punuar deri më katër prill, ndërsa në tatime sigurojnë të shkëputur me 14 prill. Ky detaj sipas tyre i penalizon sepse data e fundit për të aplikuar për pagën e luftës është data 10 prill. Ndërkohë administratori thotë se ka shfrytëzuar hapësirën e ligjit, që i lejon të deklarojë largimin e punëtorëve deri me datën 10 ditë pas shkëputjes nga puna. Sipas tij ata tani duhet të aplikojnë për asistencë, që sipas tij u takon të gjithëve.

"Ne te takimet na e ka mbyllur me datën 4 prill, ndërsa te tatimet ka bërë datën 15. E kemi edhe te librezat e punës ndërsa ne na ka dhënë një formularë të dyfishtë. Erdhëm te ekonomiste dhe ai si gjithmonë, të lan e të lyen, e tani kemi ngel pa bukë. Kemi më shumë se dy muaj që rrimë në shtëpi. Këta mendojnë se janë e vetme fabrikë, por ne kemi gjashtë vite këtu,"-shprehet një punëtore.

"Ne jemi shkëputur me datën 11 mars ku u dha vendimi, për shkak të pandemisë. Qëndruam deri në datën 17 në shtëpi dhe më vonë pronari na ka marrë në telefon dhe na tha 'duhet të vini në punë me patjetër. Në atë kohë që të gjithë qëndronin në shtëpi ne shkonin në punë. Tani punuan deri me datën katër prill dhe na shkëputën, se nuk vinte dot lënda e parë. Në tatime deklaron se na ka shkëputur me 14 prill. Arsyen nuk e dimë, por ne këtu na thonë se nuk e përfitoni pagën e luftës se karta duhet të vinte para datës 10, ndërkohë që ne e kemi mbyllur që në datën katër. Na thonë që mbyllja është bërë me datën 14. Ne na thanë me këto punë do të merret ekonomisti. Dhe në punë kushte s'kishim fare. Ne ruheshim më shumë vetë. Ata punëtore që nuk erdhën pas datës 17 e përfituan, ndërsa ne jo. Pronari na ka thënë sot se nëqoftëse do e publikoni ne televizione ne do ta mbyllim,"-shprehet një tjetër punëtore.

"Ne po vijmë këtu se na është lajmëruar nga firma që ne duhet të fitojmë pagën e luftës në bazë të rregullave të qeverisë. Aktiviteti jonë është mbyllur me datë katër prill. Kemi patur edhe komunikim më përpara që ne të ndërprisnin punën për shkak të kushteve që nuk plotësoheshin, por na thanë se duhet të vijmë të mbyllim punën me patjetër. Në librezë na shkruhet se kemi mbyllur punën në datën 4 prill, ndërsa në tatime në datën 14. Ne dalim automatikisht të djegur për pagën e luftës se qeveria ka lënë afat deri në datën 10 prill. Ne kërkojmë që dikush të mbajë përgjegjësi për këtë që ndodhi. Se si do ta zgjidhë administratori me ekonomistin dhe ekonomisti me bazën ligjore ne kjo nuk na duhet. Ne duam ose të dalë e vërteta përse u bë kjo, që të përfitojmë pagën e luftës,"-shprehet një tjetër punëtorë.

"Tani me datën katër të muajit prill administratori i firmës i mblodhi punëtorët dhe tha se subjekti do mbyllet sepse nuk ka punë. Kjo për punët e tyre. Duke qenë se nuk ka punë ne formuluam, organizuam punën për të nxjerrë punëtorët në asistencë, sepse nuk kishte dalë vendimi i këshillit të ministrave për ndihmën financiare. Në këtë kuadër punuan për asistencë. Në datën 16 doli vendimi i këshillit të ministrave që thotë se për mbylljen e subjektit duhet të ketë një vendim nga ministria e shëndetësisë që të ndërpritet aktiviteti. Gjithashtu në këtë vendim thuhet se pasqyra duhet të dorëzohet brenda datës 10. Pra vendimi ka dalë brenda datës 16, ndërsa vendimi është deri në datën 10. Ne si subjekt kemi zbatuar ligjin 9920, neni 114, që thotë, për deklarimin e punëtorëve të larguarve duhet ta bëjë brenda 10 ditëve. Ne këtë ligj kemi zbatuar. Pra ndërmarrja u mbyll në datën katër, ne i kemi deklaruar në datën 14. Vendimi 305 i këshillit të ministrave që thoshte se kjo kategori përfiton ndihmës financiare menjëherë punëtorët u hodhën duke deklaruar se nuk duam asistencë, por ndihmën financiare. Kemi 118 punëtorë që përfitojnë asistencën. Do dorëzohet borderoja e sigurimeve të muajit prill dhe menjëherë do u jepet asistenca,"-shprehet administratori i kompanisë.

Ka edhe nga ata punëtorë që presin më shumë prej shtetit: "Ne do vazhdojmë akoma deri sa ti marrim. Edhe ne i kemi dhënë shtetit. Tani është radha e tyre."

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kete pune...: 28/04/2020 12:18

    E zgjidh vec Nard Noka Kryeminister i ardhshem...dhe Ministri i Puneve Publike i lindur ne haur te bagetive SALIANJI... ose thap e thup Edi Paloqe

    Përgjigju
    • ditka: 28/04/2020 14:15

      Po ti nga e di? Goxha mend paske perderisa njeh dhe haurin e bagetive , paske shkuar kot , duhet te ishe elite. Kush e di ku do ishim me ty ne krye.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?