Spikeri i Stade de France, Frank Stanislas Andre Barzhin

Sport

Na ngatërroi me Armeninë, spikeri francez flet pas gafës: S'kam fjetur dy netë

11 Shtator 2019, 20:13| Përditesimi: 11 Shtator 2019, 20:35

  • Share

PARIS- Ndeshja e 8 tetorit ishte për t'u harruar për shqiptarët në Saint Denis, siç filloi ashtu dhe mbaroi, me trup. Por duket se dhe për një francez ka qenë ditë e vështirë, edhe pse kombëtarja e tij fitoi bindshëm. Frank Stanislas Andre Barzhin, ose siç njihet ndryshe si spikeri i 'famshëm' i stadiumit Saint Denis na ngatërroi me Armeninë dhe për këtë është penguar.

Në një intervistë për L'Equipe, spikeri thotë se nuk ka fjetor dy netë pas atij gabimi dhe se e cilëson atë që ka bërë mbrëmjen e 8 tetorit një gafë të madhe. Barzhin do të duhet t'i kërkonte falje Shqipërisë, për shkak se një bashkëkombasi i tij në ''regjinë'' e stadiumit '"Stade de France'' vuri në sfond himnin e Andorrës, në vend të Shqipërisë. Kjo irritoi pa masë tifozat kuqezinj.

Me të përfunduar himni francez, u planifikua që të luhej himni shqiptar dhe Barzhin duhej t'i kërkonte falje Shqipërisë për të sinjalizuar se do të luhej dhe himni i kuqezinjve. Por ai tha ''Kërkojmë falje Armenisë, tani do të luhet himni i tyre''. 

Tifozat e Shqipërisë shpërthyen në fërshëllima dhe ofendime ndësa spikeri në tentativë për të qetësuar miqtë bërtiste ''Më falni, më falni, më falni, Shqipëria''. Gjithsesi kjo gafë mbeti në heshtje, duke u cilësuar si gafë njerëzore përpara asaj të himnit. Gjithsesi Barzhin do të vijojë të mbetet spikeri i Saint Denis.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?