Sport
Top 24

Ndalet futbolli në Shqipëri/ Arbitrat bojkotojnë kampionatin: Na rrezikohet jeta

6 Mars 2019, 20:36| Përditesimi: 6 Mars 2019, 22:58

  • Share

Futbolli shqiptar në kaos, ndërpritet kampionati. Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar ka vendosur që të bojkotojë ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar pas dhunës ndaj gjyqtarit kryesor në sfiden Kamza-Laçi. Shoqata deklaron se arbitrave u rrezikohet jeta dhe se nuk do të rikthehen deri kur policia e shtetit të rikthehet në stadiume. Kamza u përjashtua nga gara. 

Vendimi i sotëm i arbitrave erdhi pas luftës së ftohtë me deklarata mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Policisë së Shtetit. FSHF-ja deklaroi se nëse policia nuk kthehet në stadiume për mbarëvajtjen e sigurisë do të ndërprisnin kampionatin, por policia reagoi duke sqaruar se që prej vitit 2017, nuk kanë më punë në stadiume.

Është policia private ajo që përgjigjet për sigurinë, e kontraktuar nga ekipi organizator. Por mbrëmjen e sotme erdhi lëvizja e papritur e arbitrave duke bojkotuar dhe ndërprerë kampionatin.

Deklarate per shtyp
Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar, e tronditur pas ngjarjes së dhunës ekstreme ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në Kamëz, ka marrë sot vendimin e saj për të bojkotuar ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar.  Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurtë, sot ne vendosëm të themi: Mjaf! Mjaft më me kërcënime, fyrje e sharje. Mjaft (dhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën.

Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar. Zëvëndësimi i tyre me polici private është një dështim tjetër tashmë i konsumuar. Ashtu siç nuk kemi se ç'të presim më edhe nga eksperimenti tjetër i zbatimit të ligjit, i cili ka dështuar plotësisht, përderisa autorët e dhunës janë liruar sot, edhe se pamjet filmike janë shumë të qarta dhe media ka katër ditë qe e ka në qëndër të vëmëndjes këtë ngjarje.

I kërkojmë klubeve anëtare në FSHF të na mirëkuptojnë dhe të na mbështesin në vendimin që ne kemi marrë, kjo sepse vendimi që ne kemi marrë është e vetmja rrugë që gara të jetë sa më e vërtetë dhe korrekte. Mjaft u eksperimentua. Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë. Kështu nuk do të kthehemi për të gjykuar, deri sa të ndjehemi të sigurtë dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume dhe autorët e dhunës të ndëshkohen. Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar

Komento

Komente

  • Petraqi: 06/03/2019 21:43

    Mos edhe kety ka dore Rusia?!

    Përgjigju
    • Fredi: 07/03/2019 21:54

      Hahahahahaha Arbitri...E jëma e Petraqis! Hahahahahaha!

    • Arbitri: 07/03/2019 10:28

      jot ëmë ka dorë këtu!

  • Duka i krimit: 06/03/2019 20:46

    E prishet vete me paxaret qe beni

    Përgjigju
    • Fredi: 07/03/2019 21:07

      Panxhar sheqeri

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?