'Na sorollasin, lekët i marrin ata me vila', denoncon nëna me fëmijët që jeton prej 9 muajsh në çadër, PD publikon videon

1 Shtator 2020, 10:28| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 10:35

  • Share

Një qytetare nga Thumana e cila ka mbetur pa shtëpi  dhe jeton në çadër prej 9 muajsh që nga tërmeti i 26 nëntorit thotë se shteti e ka lënë në harresë totale e nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme. Ajo thekson se lekët e ndihmat po i marrin ata me vila dhe jo banorët që kanë me të vërtet nevojë.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ishte në banesën e shkatërruar të Lirie Xhixhas. Qytetarja thotë se edhe çadrën ku rri ajo bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, e ka siguruar vetë nga bizneset e zonës.

"Jam banore e Thumanës mbi 120 vjet.  Jam vendalie në tokën e Thumanës, me xhaxhat, me vëllezër me motra, me të gjithë njerëzit. Pse pikërisht ky shtet të mos na i bëjë shtëpiat ku i kemi. Ne i duam shtëpiat ku i kemi tokat tona. Unë i kam tokë babe. Nuk kam në tokë ngatërresa, kam tokë babe. Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti,ne na japin shtysën. Në në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra? Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrenjtë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti s'ka bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lek. Ku jemi ne, ku jemi ne asnjë lek s'po marrim, shkoni kontrolloni vilat kanë marrë nga 5 milion lek dhe nuk kanë asnjë gërvishtje, po ne kush jemi?”, thotë ajo.

Thumana ishte një nga vatrat që pati më shumë dëmtime dhe viktima nga tërmeti i 26 nëntorit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?