Gjergj Zaharia, ish-vjehrri i Princ Lekës, ka mohuar që ta ketë sulmuar. Në dëshminë e dhënë ai pretendon se vetëm është vetëmbrojtur pas sulmit nga Princ Leka.
Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe Elia Zaharia ish-bashkëshortja e Princ Lekës, duke thënë se ka qenë princi ai që ka tentuar ta godasë dhe është treguar i dhunshëm ndaj tyre që në fillim.
Gjergj Zaharia: Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë
Elia Zogu: Erdhi me agresivitet dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur.
Lajmi kryesor:
Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia në pallat Mbretëror! Merr urdhër mbrojtje (VIDEO)
B.V/ReportTv.al