'Na thau zemrën'! Vëllai i kuksianit që u vetëvar: Ishte me kartelë, e futën në qeli për 15 mijë lekë të vjetra, gruaja shkoi ta takonte kur i dhanë lajmin

22 Shkurt 2020, 12:38| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 19:26

  • Share

Report Tv zbardh dinamikën nga momenti i arrestimit të Bilbil Hasanit, i cili u vetëflijua në orët e para të mëngjesit të djeshëm në paraburgimin e “313-ës”. Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me akuzën e vjedhjes, gjë që u pranua edhe nga gjykata në dhjetor të vitit të kaluar. Gjyqtari që ka vendosur “arrest me burg” ka qenë Ardian Kalia edhe pse sipas familjarëve Hasani ishte me kartelë mjekësore prej 18 vitesh. Ndërkohë, pas zhvillimit të seancës paraprake është vendosur kalimi i çështjes për gjykim.

Por çfarë vodhi Hasani? Më datë 09 dhjetor 2019 Bilbil Hasani është arrestuar për veprën penale të vjedhjes. Në orën 10:00 të datës 08 dhjetor, 43-vjeçari është kapur në flagrancë nga Policia e Patrullës së Përgjithshme, pasi Arjan Deda e ka kallëzuar Hasanin se i kishte vjedhur portofolin teksa ishin në autobusin e linjës së Stacionit të Trenit.

Arjan Deda theksonte në kallëzim se po shkonte tek Tregu Industrial së bashku me bashkëshorten dhe teksa urbani ka qëndruar tek stacioni përball restorant “Durrësi”, Bilbil Hasani i ka futur dorën në xhep dhe i ka vjedhur portofolin, brenda të cilit kishte 15.200 lekë të vjetra dhe dokumente të tjera.

Vëllai dhe viktima Bilal Hasani

Arjan Deda iu vendos në ndjekje autorit, i cili në vrap e sipër e ka hedhur portofolin dhe disa metra më tej Bilbil Hasani është kapur nga Deda, i cili ka njoftuar policinë dhe në ndihmë i ka ardhur edhe një person tjetër duke e mbajtur 43-vjeçarin derisa ka ardhur policia. Portofolin e ka marrë më pas bashkëshortja e Dedës.

Vëllai i viktimës, Rajmond Hasani shprehet se kur gruaja ka shkuar ta takonte në paraburgim mëngjesin e djeshëm i kanë thënë se burri ka vrarë veten. Ai kërkon drejtësi. "Shkoi kunata për të takuar burrin dhe kur paraqiti kartën për t'u regjistruar kartën ID për takim i thanë se ai nuk jeton më se bëri vetëvrasje. Më pas më erdhi një telefonatë nga një numër i panjohur, më doli kunata duke qarë dhe më tha hajde te policia e burgut. Më pas më doli një femër në telefon dhe më tha hajde. Atë e ka shtyrë sëmundja e tij drejt vetëvrasjes sepse ka qenë prej 18 vitesh me kartelë mjekësore përsa i përket shëndetit shëndetësor. Ai nuk duhet të rrinte në burg sepse ka qenë me kartelë.

Dokumentet i paraqitëm, pasi takova avokaten, por gjykata e la në burg. Ai është baba i katër fëmijëve, moshë e re, 42-vjeç, kjo është shumë e rëndë. Unë do të kërkoj që nga momenti i arrestimit deri kur i dha fund jetës të hetohet, vëllai nuk më kthehet më por unë do të kërkoj drejtësi deri në fund. Bilbili është trajtuar me pension për shkak të sëmundjes pasi është me kartelë për 18 vite. Jetonte në kushte të vështira, ka bërë një copë shtëpi me borxh. Na e ka tharë zemrën" tha vëllai i viktimës, Rajmond Hasani. Për ngjarjen e rëndë, reagoi edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani.

Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 22/02/2020 20:17

    Drejtesi per hajdutet.te shkaterrojme grushtin e shtetit ndaj selise se hajduteve.te gjithe ne 2 mars ne shesh me flamurin e hajduterise ne krye.kysh i thote vehtes hajdut del ne shesh me like hajdutin.

    Përgjigju
  • Erik: 22/02/2020 12:58

    Ai e ka kapur ne flagrance, por sa pleqve, grave e vajzave u ka vjedh pensionin, rrogen, leket e qirase, ndihmen ekonomike. Mallkimet e tyre jane degjuar. Keqardhje per femijet dhe te shoqen, por ate rruge kishte marre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?