TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha janë përfshirë në replika mes njëri-tjetrit përmes disa videove në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi me një deklaratë të Bashës, i cili iu përgjigj një ironie të mëparshme të Ramës: “O Ramë kishte pyetur ku është Luli. Ja ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë,” – tha Basha në një video nga takimet e tij me strukturat e partisë.
Në rubrikën “Çkemi ndonjë të re”, Rama reagoi me ironi duke i kujtuar lajmin fake që qarkulloi në rrejt se Basha kishte ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Rama i thotë me ironi se vetëm ai e besoi që ishte gjallë.
“Po mer Lul, si mos pyesja për ty, na thave sytë mer zotni! Vdiq Luli, thanë… vetëm unë s’e besova, se e di që je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7x7 po 42, ku ka vdekje që të afrohet ty o Lul!”, tha Rama.
Ndërsa pyetjes së Bashës se përse është “fshehur në bodrum”, Rama i përgjigjet me ironi se ka frikë se Basha do fitojë prapë zgjedhjet.
Pjesë nga replikat Basha-Rama
Basha: O Rame kishte pyetur ku është Luli. Ja me ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë.
Rama: Po mer Lul, si mos pyesja për ty, na thave sytë mer zotni! Po si thanë? Vdiq Luli! Vetëm unë se besova, se e di qe je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7x 7 po 42, ku ka vdekje që të afrohet ty o Lul! Vetëm se kur dole the jam gjallë, aty thashë mos, po rren!
Basha: Ja ku e ke Lulin me Oriola Pampurin, me demokratët euro-atlantikë, në Ali Dem jemi, takim për zgjedhjet. Sot kam qenë në Shkodër, dje në Tiranë me kandidatë të tjerë.
Rama: I ndeze motorrat eee? Po shyqyr mer Lul, i madh je dhe bravo Orioles dhe euro-atlantikëve që s’të lanë vetëm, se misioni yt për të me larguar mua duhet te vazhdoje, plus qe kush vjen me ty fiton edhe kur humb!
Basha: Këtu jemi more Ramë. Po ti ku je more Ramë?
Rama: Aty ku me ke lënë Lul, sipër çadrës tënde! Eh ca kohe ajo, ti poshtë meje aty duke këndu himnin kombëtar dhe unë qe punoja lart, me zërin tënd ne sfond! Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra, me ballin lart, flokët si gjithmonë pikë dhe me xhepin plot me mesazhet e doktorit tënd që të çonte zemra në iphone.
Basha: Hajde more Ramë dil nga bodrumi, mos rri në bodrum. Pse ke frikë more Ramë?
Rama: Jam trembur Lul, e vërtetë, jam trembur shumë se ti do fitosh prapë..
Vijojnë replikat midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kreu i Koalicionit Euroatlantik i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama përmes një videoje në rrjete sociale, duke thënë se është pjesë e listës së hapur në Tiranë ndërsa e ironizon kryeministrin që është pjesë e listës së mbyllur.
“Prapë kishte pyetur për mua. Në listë të hapur jam me Koalicionin Euroatlantik në Tiranë. Po ti mo Ramë ku je? Ke thënë se do të jesh në listë të hapur, nuk ishe as në Tiranë, as në Shkodër, Vlorë, Durrës, Fier. Ku je fut mo Ramë? Epike pasha zotin! Ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prapë shkon në listë të mbyllur. Apo ke naj frikë se frika të bën keq për gjumin, e di ti. Dhe nuk mu përgjigje se ku i ke shokët. E di atë këngën e Unikatil ku të kanë mbetur shokët, ku i ke mo Ramë shokët. Sa bëjnë 7x7 mo Ramë, 313 aty ku ke shokët. Ku e ke lalin, Ilir Beqajn...Ama do më thuash, po Jyrgis Çyrbjan që nuk e zë më me gojë asnjëherë. Si ka mundësi. Kishte bërë votat me bandat në Durrës për ty dhe ti as emrin nuk ia zë në gojë.”, thotë Basha.
Komente

EDI RAMA JE I MADH...PO KU HA PYKA LULI I VOCERR
Përgjigju