Një nxënëse ka protestuar në protestën para kolegjit turk. E përlotur ajo është shprehur se ëndrrat asaj dhe kolegeve në shkollë po ua mbyllin në sirtar.
‘Na thanë duajeni kombin por vetë në pazëne. Ëndrrat na i mbyllin në sirtar, arsimdashësit në një zë! 3 minuta thonë dhe dritën keni për të parë.’- tha ajo.
Ato u shprehën për Report Tv se do t’i luftojnë deri në fund kundër këtij vendimi.
‘Duam që këtij rrugëtimi t’i shkojmë deri në fund. Është e padrejtë që ky vendim të merret. Ne do të luftojmë kundër vendimit për mbylljen e kolegjit ‘Mehmet Akif’.’- u shprehën nxënëset.
Lajmi kryesor:
Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’, Ministria e Arsimit: Nuk plotësonte kriteret ligjore! Nxënësit protestojnë para shkollës: Duam drejtësi
G.MO//ReportTv.al