Ronela Hajati

‘Na turpërove’, Ronela Hajati ironizon kritikat e shqiptarëve për kënëgën! ‘Sekret’ ‘pushton’ zemrat e europianëve

13 Maj 2022, 08:45| Përditesimi: 13 Maj 2022, 08:48

  • Share

“Sekret” nuk kaloi në finalen e madhe të “Eurovisioni”, por europianët e çuan këngën “numër 1” në 48 orët e fundit.

Ronela i ka bërë të gjithë të kërcejnë nën ritmet e këngës shqiptare, ndërsa klikimet nuk ndalen. Deri më tani kënga ka arritur mbi 2 milionë.

Pavarësisht se europianët e pëlqyen këngën, në Shqipëri shumë nga personazhet e njohura kanë bërë shumë kritika për veshjen dhe kërcimin e këngëtares në skenë. Ajo i ka ironizua ata duke e cilësuar këtë si një “turp”.

“2 milion! Kurrë skam marrë kaq shumë dashuri nga njerëz që nuk flasin shqip”, ka shkruar ajo duke iu referuar komenteve negative që ka marrë ditët e fundit.

 

Kujtojmë se Ronela e hapi festivalin e madh muzikor, duke performuar e para, por nuk ia doli të kualifikohej.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?