Dëmet që shkaktoi zjarri masiv në zonën e Bukmirës në Mirditë e njohur për kultivimin e vreshtave me rrush janë të pallogaritshme. Flakët të cilat u përhapen me shpejtësi duke rrezikuar dhe banesat, kanë trungje pemësh të djegur, dhe toka të tëra të nxira
“Janë djegur komplet, mollë, qershia, gështenja kam pasur. Ka djegur arrën e vreshtat krejt”, thotë një fermer.
Frrok Prenga është një ndër fermerët më të dëmtuar nga zjarri, ku me dhjetëra hektar tokë bujqësore i është djegur, duke humbur kështu investimin e jetës.
“Na kanë dëmtuar shumë si fermerë, më ka shkaktuar rreth 20 milionë lekë mall.
Më ka dëmtuar rreth 10 dynym ullinj, i thonë 250 rrënjë ullinj që i kam pas në vitin e tretë të prodhimit, dhe 3 dynym vreshta. Na ka dëmtuar shumë rëndë. Ne lodhemi me punuar, me rregulla, me NIPT e të gjitha”, thotë fermeri Frrok Prenga.
Prenga nuk beson në aksidente, por ai mendon se zjarri që i mori gjithë pasurinë ishte i qëllimshëm.
“Zjarri krejt i qëllimshëm, ose do të jetë një ndonjë që do të bëjë biznes dhe do ta marrë me qira ose një lojë e madhe është këtu”, thotë fermeri Prenga.
Për të tre ditë me radhe fshati Bukmir i Mirditës ishte nën pushtetin e flakëve dhe u desh ndërhyrje nga ajri dhe toka për të shpëtuar banesat të cilat rrezikoheshin të digjeshin.
Pushteti kriminal ështé duke pregatit terenin për ballkanin serborus o të mjerët ne
PërgjigjuPo ik mor trap arberor se na ke ça trapin shko komento te bota sot.
Asnje gje skan per te te dhen na u dogjen dhe ne kurbin dhe i mori fran piroli i bashkis se kurbinit Me plehrat e vet.dhe spiunet.
Përgjigju