Mimi Kodheli dhe Nasip Naço

Politikë

Naço u tërhoq: PS-së as s’i kam borxh, as më kanë, në shtator bëhem avokat! Kodheli: E doja vetë listën e hapur! Kështu e kam jetën, me sfida

13 Mars, 09:57| Përditesimi: 13 Mars, 14:03

  • Share

Deputeti Nasip Naço, për të cilin jeta parlamentare do të përfundojë së shpejti, pasi emri i tij mbeti jashtë listave të PS, nuk duket i prekur. I pyetur nëse ndjen keqardhje për tërheqjen nga gara, Naço tha para nisjes së seancës plenare: “Jo, jo. Unë e falënderoj zotin Rama që vuri kritere të forta, që edhe ai që nuk e mendonte duhet ta kuptojë se vjen një ditë kur duhet të ikë”.

Sa i përket të ardhmes, Naço tha se do t’i rikthehet profesionit të tij si jurist.

“Sigurisht, në shtator do të jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve, ka nevojë për avokat. Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, kisha marrë një mandat në 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva në 2021. As s’i kam borxh, as më kanë borxh. Jam qytetar i lirë", u shpreh ligjvënësi i mazhorancës.

I vendosur përballë konstatimit se ndarja e tij me PS është bërë me paqe, Naço tha: “Sigurisht. Dikush duhet ta kuptojë se vjen një moment kur duhet të ikin. Unë besoj se ka të rinj që do ta vazhdojnë më tej stafetën. Ky vend ka nevojë edhe për brezin e ri, të alternuar”.

Ndërkohë, deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli është renditur në listën e hapur të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Tiranën. E pyetur nga mediat ditën e sotme nëse ishte e shqetësuar nga kjo gjë, Kodheli u përgjigj se kishte refuzuar vetë të ishte në listë të mbyllur sepse i pëlqen të sfidojë veten në politikë siç bën edhe në jetë.

“E kam sfiduar edhe herë tjetër, kështu e kam jetën me sfida. Kam refuzuar të jem në listë të mbyllur”, tha Kodheli.


Lajmi kryesor:

‘Senatorët’ e PS në lista të hapura/ Kodheli: Sfidë, e kërkova vetë! Gjiknuri: Formulë e suksesshme! Naço u largua: Në shtator bëhem avokat


SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?