Turneu i tenisit "Australian Open" është në raudin e dytë. Fituesi i 22 Grand Slame-ve në karrierë, Rafael Nadal u eliminua nga amerikani Mackenzie McDonald pas tre raundeve. Spanjolli Nadal luajti më shumë se gjysmën e ndeshjes i dëmtuar, teksa pas eliminimit tha se është i shkatërruar mendërisht pas një tjetër dëmtimi.
Në mesin e ndeshjes, Nadal kërkoi një pushim mjekësor dhe pas konsultimit me mjekun u rikthye në fushë paçka se i dëmtuar. 4-6, 4-6 dhe 5-7 u mbyllën setet për Mackenzie McDonald, që mban vendin e 64 në renditje.
"Me të vërtetë shpresoj që kjo të mos më nxjerrë jashtë fushës për një kohë të gjatë. Nuk është vetëm rikuperimi, por është e gjithë sasia e punës që duhet të bëj për t'u rikthyer në një nivel të mirë. E kam kaluar këtë proces shumë herë në karrierën time dhe jam gati të vazhdoj ta bëj. Mendoj, por kjo nuk është e lehtë. Thjesht nuk mund të them se nuk jam i shkatërruar mendërisht në këtë kohë, sepse do të gënjeja", tha Nadal.