Nadal dhe Djokovic

Nadal për herë të parë jashtë 'top 100', Djokovic merr vendin e parë

13 Qershor 2023, 14:54| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 14:55

  • Share

Novak Djokovic fitoi 3-0 me sete kundër Casper Ruud në finalen e Grand Slamit të Parisit "Roland Garros". Fitorja e serbit ka bërë që renditja e tenistëve më të mirë në botë të ndryshojë sërish, me Djokovic që rimerr kreun dhe lë pas djaloshin spanjoll, Alcaraz. Në vendin e tretë Medvedev dhe më pas Ruud dhe Tsitsipas.

Në sy bie dalja nga “top-100” tenistët më të mirë në botë e spanjollit Rafael Nadal (nr.136 në botë), për herë të parë pas dy dekadash. Spanjolli qëndroi për 1029 javë me radhë mes 100 tenistëve më të mirë në botë.

Te femrat nuk ka ndryshime në renditje, me polaken Iga Swiatek që mbron kreun e renditjes pas triumfit në Paris. Ajo ka rreth 900 pikë epërsi ndaj bjelloruses Aryna Sabalenka, ndërsa tenistet e tjera janë shumë pas.

Meshkuj, top-5

1-Novak Djokovic, 7.595 pikë

2-Carlos Alcaraz, 7.175 pikë

3-Daniil Medvedev, 6.100 pikë

4-Casper Ruud, 4.960 pikë

5-Stefanos Tsitsipas, 4.920 pikë

Femra, top-5

1-Iga Swiatek, 8.940 pikë

2-Aryna Sabalenka, 8.012 pikë

3-Elena Rybakina, 5.090 pikë

4-Caroline Garcia, 5.025 pikë

5-Jessica Pegula, 4.905 pikë

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?