Anija me 22.500 ton naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, 20 shkurt

Nafta kontrabandë e kapur në vend brenda 5 muajve të fundit, Konfindustria: Të merren masa të jashtëzakonshme, kap vlerën 55 milionë euro

12 Mars 2023, 09:38| Përditesimi: 12 Mars 2023, 10:02

  • Share

Vlera e naftës kontrabandë që mund të hyjë gjatë një viti në vendin tonë, kap shifrat e 300 milionë eurove. Kështu thuhet në reagimin e bërë nga Konfinustria sa i takon sasive të mëdha me naftë kontrabandë që anijet janë kapur teksa e dërgonin në Portin e Durrësit.

Në reagimin e bërë, Konfinustria ka kërkuar që të merren masa të jashtëzakonshme për të ndaluar një shkelje të tillë, duke argumentuar se sasia prej rreth 45 mijë tonëve naftë kontrabandë e zbuluar brenda 5 muajve të fundit, kap vlerën e 55 milionë eurove, që d otë thotë se i bëjnë buxhetit të shtetit një dëm të madh ekonomik që arrin deri në 40 milionë euro, të cilat duhet të derdhen në arkë si detyrime fiskale të kompanive.

Reagimi i Plotë nga Konfindustria:

Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme kundër kontrabandës masive të karburanteve në vend.

Konfindustria vlerëson, se mbështetur vetëm në të dhënat e bëra mediatike të institucioneve shtetërore, në një periudhë 4-5 mujore janë sekuestruar mbi 35-45 mijë tonë karburant kontrabandë të kapur në anije tregëtare në Portin e Porto Romanos/Durrës. Vlera e shitjes me pakicë e sasisë së mësipërme shkon në 45-55 milion euro. Nga sasia e mësipërme, vlera e kontrabandës/fshehjes së detyrimeve fiskale, që duhet të derdheshin në buxhetin e shtetit, mund të shkojë në 30-40 milionë euro. Sa më sipër, vjen si pasojë e drejtëpërdrejtë e shkallës së lartë të taksimit të karburanteve në Shqipëri si dhe subjektivizmit dhe korrupsionit të agjensive përgjegjëse shtetërore.
Vlerësohet, se sasitë e karburanteve të kapura në përgjithësi vijnë si pasojë e sinjalizimeve të agjensive të specializuara ndërkombëtare për shkak të shkeljes së embargos nga vende si Libia, Rusia, Irani, etj. Fitimi real në këto raste për kompanitë është shumë i lartë për shkak, se cmimi i blerjes është pothuaj 1/3 e cmimit të bursës ndërkombëtare, ndërkohë që cmimet e krahësimore të shitjes në tregun e Shqipërisë janë nga më të lartat në nivel kontinenti.   

Sasitë e mësipërme janë vetëm pjesa e kontrabandës së karburanteve të kapur në anije transportuese. Këtu nuk përfsihet kontrabanda e anije transportuese, që nuk janë kapur. Gjithashtu, nuk përfshihen sasitë e karburanteve të kontrabanduara me anije peshkimi, nga rafineritë e vendit, lëvizjet ndërkufitare, etj.

Sasia e vërtetë e kontrabandës së karburanteve në Shqipëri është mjaft e lartë. Krahësimi i konsumit të karburanteve ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë tregon, se vlera e kontrabandës mund të shkojë mbi 300 milion euro/vit.

Konfindustria vlerëson, se shkalla e lartë e “fshehjes fiskale” pasojë e kontrabandës masive të karburanteve, përvec dëmtimit të rëndë të buxhetit të shtetit, shkakton edhe prishje dhe crregullime të rënda të konkurencës ndërmjet bizneseve në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare më pasoja shkatërrimtare në afatgjatë.

Në 20 shkurt një anije me 22.500 tonë naftë kontrabandë të porositura nga kompania 'IB Gaz' me aktivitet në Elbasan, u ndalua në Portin e Durrësit. Anija vinte nga Azerbajxhani ku është ngarkuar me naftë ruse duke thyer kështu edhe embargon e vendosur ndaj Rusië. Në 1 mars, u mor vendimi për sekuestron e anijes dhe bllokimin e të gjithë anëtarëve të ekuipazhit deri në përfundimin e hetimeve. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bordi: 12/03/2023 12:45

    Një produkt futet kontrabandë kur çmimii tij në tregun e brëndshëm nuk është real. Bordi ynë i lule lakrës e ka çmimin e naftës në stratosferë. Llogjike është që do futet naftë kontrabandë.

    Përgjigju
  • Scutari: 12/03/2023 12:24

    Po për cigaret kontrabandë pse nuk ankohet njeri?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?