Nafta në Shpirag/ Kontrata me SHELL operative për 25 -30 vite! 10% renta minerare, 50 % tatim fitimi! Bonusi i prodhimit nga 250 mijë për fuçinë e parë në 1.5 mln $

23 Gusht 2023, 13:47| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 21:09

  • Share

Kompania SHELL do të nisë në tetor testimin për zbulimin e naftës që mendohet se është në thellësi 6 km nën tokë, Do të jenë më pas rezultatet e të cilit do të varet nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës dhe gazit dhe më pas fillimi i investimeve. 

Në konferencën për median kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku zbuloi detaje nga kontrata.

Kontratat hidrokarbure parashikohet të jetë operarive për 30 vite. Nëse në tetor kur nis faza e testimit do të dalin rezultatet e para atëherë menjëherë do të nisë investimi i cili në infrastrukturë është vlerësuar nga 3 – 7 miliardë euro.

 “Nëse brenda këtij viti do të ketë një rezultat, pasi na thanë që rezultati mund të dalë dhe dy javët e para në varësi të rrjedhës së naftës  do të marrin vendim dhe do të nisim menjëherë investimi i infrastrukturës.”

Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku deklaroi se është dakordësuar

“Sa i takon produktit është një e ardhur që zgjat 25 – 30 vite. Pasi kontratat janë operative 25 vite me të drejtë shtyrje 5 vite të tjera, pra 30 vite kanë të bëjnë me rentën minerare. Në rastin e këtyre kontratave është dakordësuar që të jetë 10% renta minerare mbi produktin. Tatim fitimi është në masën 50% i dakordësuar.

 Nga ana tjetër bonusi i prodhimit 250 mijë dollarë me prodhimin e fuçisë së parë. 750 mijë dollarë kur prodhimi arrin 15 mijë fuçi.  1.5 milionë dollarë kur prodhimi arrin 30 mijë fuçi në ditë. Janë dhe bonuset e tjera.

Më e rëndësishme për qeverinë, është granti i faktorit R, që do të aplikohet nga fillimi i kësaj kontrate.

Çfarë presim nga prodhimi?

Kemi rënë dakord me kompaninë që të mos deklarojmë skenarët që ata kanë marrë për bazë. Nga momenti që kemi nisur punën për ngritjen e një fondi sovran do të thotë që nuk janë të ardhura 500 mln euro në vit të cilat shkojnë direkt në buxhetin e shtetit për të mbuluar nevojat por flitet për të ardhurat shumë më të larta që nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit por nga fondi sovran siç ka ndodhur me naftën në Norvegji, Arabi Saudite, Azerbajxhan. Kemi dhe raste të dështimit të fondit sovran të Kanadasë, por ne kemi zgjedhur si partner fondin sovran të Norvegjisë që konsiderohet si më i suksesshmi që ka nisur me disa miliarda e sot ka trilionë. Ky fond sovran ka nisur me rritjen e pensioneve. Ne jemi në këto kushte. Fondi sovran nuk ka plan vetëm rritjen e pensioneve por injektim në arsim, në shëndetësi e i jep mundësinë Shqipërisë të investojë brenda dhe jashtë vendit për ta rritur dhe zhvilluar këtë fond.

Një pjesë e të ardhurave parashikohet të shkojnë për fondin e pensioneve, për investime në arsim apo shëndetësi, ndërsa një pjesë do të përdoret për t’u investuar në tregje brenda dhe jashtë vendit për t’a rritur më tej portofolin e Fondit Sovran.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ndue: 24/08/2023 07:11

    "campa cavallo che l' erba cresca" thote nje fjale e urte

    Përgjigju
    • Mal Cori: 24/08/2023 10:37

      Kush e ka këtë fjalë të urtë, sepse ne i themi, prit gomar të mbijë bar. Ka më shumë rimë.

  • Shefqet Çela: 23/08/2023 22:26

    Unë mendoj se po shfaqet eufori pa bazë reale, megjithse shpresojmë fort. - krahasimi me Norvegjinë është jo real. Ata vepruan ndryshe. SHTETËZUAN SEKTORIN E NAFTËS. THIRRËN NJË SPECIALIST NGA LIBANI që e vuri në binarë proçesin. Nuk po zgjatem të them që ne nuk do i kemi gjithë të ardhurat.....

    Përgjigju
  • Adrian: 23/08/2023 15:56

    Tani,o albaneze,futuni me koke llogarive,qe sa pare do fitojme, me kismet,nga nafta,por mos u nxitoni,se perseri nje zot e di se si do vidhen,por e sigurte eshte qe do vidhen.Mos ka ndonji qe do bej gati kovat dhe legenat,dhe shishe bosh,qe ti mushi,se nuk e le njeri,E themi kete per katnaret,se mos kujtojne se u bo deti kos.

    Përgjigju
    • Nezir Alaj: 25/08/2023 21:43

      A thua Sa do shitetnni Fuqi per Shqiperine a do Ken populli qmim te volitshem bile 60 Cent prodhim vendor

    • Tamami: 23/08/2023 20:11

      Kjo pune do perfundoj me PPP (PIrdh o Prift ne Prill)! Ne “populli” do vazhdojme ta marrim aty ku ke kemi marre per 30 vjet!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?