Nafta ka arritur në shifër rekord, nga sot shitet me 265 lekë/litër! Klodian Muço, ekspert ekonomie ishte i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv për të komentuar vendimin e Bordit të Transparencës duke zbuluar se si funksionon blerja e naftës në bursë.
Sipas tij, tregtarët në Shqipëri furnizohen çdo ditë në depozitën në Vlorë dhe Spitallë dhe e blejnë karburantin duke marrë në konsideratë kuotimin në bursë.
“Tregtia ndërkombëtare bën kontrata që blej një produkt sot, por duke përcaktuar për 6 muajt e ardhshëm. Kjo do të thotë që paguaj një çmim sot dhe me këtë e fiksoj sa do të jetë për 6 muajt ardhshëm. Shumica e kontratave kanë tendencën të jenë spekulative që do të thotë mund të blej naftën sot me 1200 euro për ton, por përgjatë 6 muajve, këtë kontratë ta shes për të përfituar.
Në Shqipëri ka një broker ndërkombëtar që sjell naftën dhe e depoziton në Vlorë dhe Spitallë. Tregtarët e shumicës dhe pakicës shkojnë cdo ditë dhe të blejnë duke marrë në konsideratë kuotimin në bursë. Nga kjo situatë përfiton brokeri. Ai përfiton duke marrë riskun përsipër sepse mund edhe të humbasë. Vetë tregtarët furnizohen cdo ditë në depozita”, tha eksperti Muço.
Muço tha se nuk ka arritur ende kulmi i çmimeve të larta ndërsa në muajt e verës thotë se do të ketë sërish rritje të çmimeve.
“Tendenca është që në muajt e verës të ketë rritje nga lëvizjet turistike. Në të tilla kushte duke parë dhe luftën në Ukrainë, tendencat janë që të rriten edhe përgjatë muajve në vijim”, tha eksperti Muço.
populli i atyre zonave ku nzirret nafta duhet te ngrihen te mos lejojne hajdutet qe tja vjedhin.
Përgjigju