Karburanti kontrabandë nga Libia, 13 të arrestuar, 3 shqiptarë! Pronari, kapiteni dhe 2 marinarët e anijes u kapën me 62 mijë litra naftë në Durrës

14 Janar 2023, 10:46| Përditesimi: 14 Janar 2023, 11:57

  • Share

DURRËS – 13 persona, mes tyre 3 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë për 62 mijë litra naftë kontrabandë që vinte nga Libia dhe kishte destinacion Shqipërinë.  Operacioni zgjati 48 orë, në det dhe në tokë dhe u bllokuan 2 anijet “Geni” dhe “Abobakr 124” dhe u arrestuan pjesëtarët e ekuipazheve të tyre. 

Në ekuipazhin e anijes shqiptare ishin: Elton Qevani, 31 vjeç, pronari Klajdi Kapxhiu, 30 vjeç, kapiteni dhe dy marinarët Selim Gaba, 65 vjeç, banues në Durrës dhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç, shtetas i huaj, pjesë të ekuipazhit ‘Geni’.

Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërsa në ekuipazhin e anijes libiane ishin Muhamed Arafe, 48 vjeç,  Ahmed Zantawi, 34 vjeç, Ahmet Abdurrabu, 32 vjeç, Said Nwegi, 38 vjeç, Muhamed Mahmut, 61 vjeç, Eshref Kahlife, 34 vjeç,  Islam Ashkar, 34 vjeç, Ali Hadad, 43 vjeç dhe  Adil Badawi, 55 vjeç.

Këta janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.

Anijet u konstatuan më 12 janar, kur u arrestuan anëtarët e ekuipazhit të 'Geni' dhe një ditë më pas u vunë në pranga anëtarë e ekuipazhit të anijes libiane. Operacioni i policisë shqiptare u realizua në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Zyrën Ndërlidhëse italiane me qendër në Shqipëri dhe rojën detare. Si rezultat i koordinimit të shërbimeve u bë i mundur identifikimi i dy anijeve të peshkimit të cilat dyshohet se po realizonin veprimtarinë e kundërligjshme të naftës kontrabandë, në det. Në operacion u përfshi edhe avioni i GDF-së, e Barit të Italisë.

Detajet e operacionit të përbashkët ‘Geni’ u dhanë në një konferencë për media ku ishin Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimr Boshnjaku, së bashku me Drejtorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gentian Ndoi, Kapiten Pascale Paolo dhe Lougotenente Prosdocimo Marco të Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, si dhe përfaqësuesin e zyrës së Interforcës Italiane në Shqipëri  Ferdinando Rucco.

Struktuarat hetimore, nën Drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Ora 15:39
62 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, Sula: Policia arreston vetëm ‘peshqit e vegjël’, nuk ndëshkon porositësit

1668620580_dashnorsula.jpg

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka deklaruar se është shqetësuese që policia nuk ka publikuar ende identitetin e personave që mund të jenë porositësit e 62 mijë litrave të naftës kontrabandë që u zbulua në Portin e Durrësit.

Sula tha se policia nuk e lejon operacionin të shkojë deri në fund duke penguar porositësit e vërtetë të naftës të ardhur nga Libia. Ndërsa shtoi se në prangat e forcave blu kishin rënë vetëm persona që deputeti i quajti ‘peshq të vegjël’.

“Nga ana e policisë lajmi shitet si një arritje, por ajo që shqetëson shqiptarët është fakti se nga kush ka frikë shteti që nuk deklaron apo nuk ndëshkon porositësit e naftës. Si në rastin e parë edhe në këtë të dytin policia mburret se kapja u bë pas veprimeve të koordinuara me partnerët, por në fakt nuk e lejon operacionin e jashtligjshëm që të shkojë deri në fund në mënyrë që të zbulohen edhe porositësit e vërtetë të naftës. Si në rastin kur u sekuestrua anija cisternë në verë, por edhe dje, në prangat e policisë kanë rënë vetëm ata që në zhargon quhen peshqit e vegjël. Nuk i hyn asnjë gjëmb në këmbë atyre që porosisin naftën. Nëse policia arreston vetëm kapitenët e anijeve, trafikantët e naftës e kanë të lehtë të gjejnë kapitenë të tjerë dhe të bëjnë sërish këtë aktivitet. Ndaj theksoj që problemi i vërtet është porositësi dhe ata që ofrojnë garanci në Shqipëri që këto aktivitete të funksionojnë”- shkruan ndër të tjera deputeti.

Ora 11:22
EMRAT/ Kush janë anëtarët e ekuipazhit të anijes libiane që u arrestuan nga policia, furnizuan me naftë kontrabandë anijen shqiptare

1673691200_page.jpg

Muhamed Arafe, 48 vjeç,  Ahmed Zantawi, 34 vjeç, Ahmet Abdurrabu, 32 vjeç, Said Nwegi, 38 vjeç, Muhamed Mahmut, 61 vjeç, Eshref Kahlife, 34 vjeç,  Islam Ashkar, 34 vjeç, Ali Hadad, 43 vjeç dhe  Adil Badawi, 55 vjeç. Këta janë 9 anëtarët e ekuipazhit të anijes libiane që u vunë në pranga nga policia pasi furnizuan me 62 mijë litra naftë kontrabandë anijen shqiptare.

Ora 11:12
U kapën me naftë kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit, dalin emrat, ja kush janë tre shqiptarët e arrestuar

Ja kush janë tre shqiptarët e arrestuar në anijen që u kap me naftë kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit

Elton Qyevani, 31 vjeç

Klajdi Kapxhiu, 30 vjeç

Selim Gaba, 65 vjeç

Në pranga ka rënë edhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç, shtetas i huaj, pjesë të ekuipazhit ‘Geni’.

Ora 11:06
Dalin pamjet, momenti kur peshkarexha “Geni” kapet duke u furnizuar me naftë nga anija libiane

Ky është momenti kur peshkarexha “Geni” është konstatuar duke u furnizuar me naftë kontrabandë nga anija libiane në hapësirën detare.

Komento

Komente

  • Iris: 15/01/2023 01:02

    /KASEM/,pershendetje! Per nga kendi dhe lartesia e video-zbulimit,duket qe helikopteri gjate dites e ndoshta droni gjate nates (qe te mos kishte zhurme e te mos pikaseshin) kane bere punen e sateliteve. Personalisht mendoj qe shteti duhet te mbaje nje sy vigjilent per cdo anije qe vjen nga A.Latine per mundesine e trafikimit te drogave,e per cdo anije qe vjen nga Magrepi per mundesi trafikimi nafte.

    Përgjigju
  • RAMAZONI HAMATIMUA: 14/01/2023 17:42

    O Arbëror çiçi po mëso Shqip o derri sërb. Se në Shqip nuk ekziston fjala shkjau ktë fjal e din ti që je sërb po jo Shqiptarët. E sa për Edi Ramën o Arbëror çiçi Edi Rama është burr shteti jo si ty çic po ti ktë fjal se kupton çdo me thën o Arbëror sërbi. Me non sërbe e babën Taleban.

    Përgjigju
    • Arbërori: 14/01/2023 20:14

      O shqipfolës tradhtari Shko e ….

  • Arbërori: 14/01/2023 16:59

    Porositësit dihet kush janë, Edvin shkjau shqipfolës dhe vllau i tij Vucici…!

    Përgjigju
  • Babuli Tanguli: 14/01/2023 14:49

    O ops zhurdulli po si ska lidhje o super hajdar si u lajmërua guarda di financ a e shef ti o analfabet që e ka mar sateliti me foto me ça u bo foto me ndonjë super hajdar si ty. E i kapi shteti ska mo rëmpall si në kohën e kriminelit hajdut sali Bajgës tok e xanme. E vetëm vidhej e skishte polici e sekzistonin spitalet. Po çfar të flasësh me ty o ops pordha. Më fal po më shpëtoi pordha e thash ops.

    Përgjigju
  • KASEMI TAVENI: 14/01/2023 11:36

    O Iris a e mer vesh ti për çfar duheshin satelitët që ti komentoje si eksperte e gjithsis. 63.000 mij litra naft kontraband jan 126 mij euro me një dor që i mer shteti. E nuk ka invazjon fiskal e forcohet Shqipria. A e more vesh ti se sa kupton e sa e zgjuar je ti me tipa si Arbëror sërbi me shok. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
    • ops: 14/01/2023 13:26

      o hajdar ca lidhje ka sateliti

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?