Tre persona janë ndaluar ditën e sotme nga uniformat blu, pasi në bashkëpunim tregtonin naftë kontrabandë. Policia arrestoi në flagrancë njërin prej tyre dhe dy të tjerët do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.
Nga kontrollet në akse të ndryshme rrugore, policia ka zbuluar një rrjet bashkëpunimi në transportimin dhe fshehjen e naftës kontrabandë.
Fillimisht u arrestua në flagrancë duke transportuar me automjet, naftën e dyshuar kontrabandë nga Maqedonia e Veriut shtetasi F. G., i cili e depozitonte më pas në magazinën e shtetasit A.B., ku ky i fundit merrej me shitjen e saj.
Në vijim të operacionit u zbulua një destinacion tjetër, duke nxjerrë kështu zbuluar një tjetër pjesëmarrës në transportimin e naftës kontrabandë, kontrolli në lokalin e shtetasit L. K., zbuloi sasi të konsiderueshme nafte me qëllim tregtimin e saj.
Në përfundim të aksionit policia ka njoftuar se ka vënë në pranga shtetasin A. B., 40 vjeç, dhe janë proceduar penalisht shtetasit F. G., 57 vjeç dhe L. K., 40 vjeç, të tre banues në Peshkopi. Tashmë çështja është në dorë të kaluan Prokurorisë së Dibrës.