Naftë pa taksa, Rama nxit fermerët të aplikojnë për të përfituar

21 Janar 2021, 08:31| Përditesimi: 21 Janar 2021, 08:41

  • Share

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar naftë pa taksa.

Ai ka publikuar një video të disa fermerëve të cilët kanë aplikuar përmes portalit E-Albania dhe kanë përfituar sasinë e naftës që deri dje paguanin akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi.

Kujtojmë që aplikimet janë hapur më 15 janar ku 49.400 fermerë të regjistruar dhe të pajisur me NIPT mund të përfitojnë.

Të gjithë fermerët do të kenë mundësi deri më 25 shkurt 2021 që të aplikojnë për naftën për prodhimet e sezonit të parë. Një litër naftë do të blihet me 80.4 lekë nga 160.8 lekë që ishte, vendim që është mirëpritur nga fermerët.

Nafta për prodhim bujqësor nuk do të shpërndahet nga pikat e karburanteve, por do të mund të merret tek operatori furnizues të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë.

“Mirëmëngjes dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë” – shkruan Rama në Facebook.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?