Naftëtari: Na cakto ditën që të takohemi! Kur të marrim diçka konkrete, atëherë ikim në shtëpi! Rama: Pa dalë nga greva, s'ulemi në tavolinë! S'pranojmë ultimatume

28 Tetor 2020, 10:30| Përditesimi: 28 Tetor 2020, 15:49

  • Share

BALLSH- Shpresa se do të gjejnë një zgjidhje për problemin e tyre nuk i është shuar naftëtarëve edhe në ditën 14 të grevës së urisë. Ndihen më të lodhur, gjendja shëndetësore është më e rënduar, por kjo nuk i ka ndryshuar mendimin për ta lënë këtë betejë në gjysmë pa marrë atë që kërkojnë prej shumë muajsh, pagat e prapambetura që i kanë fituar me ligj. Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe naftëtarë të Kuçovës.

"Kemi shpresë që do kemi një zgjidhje, pse të mos kemi shpresë, por kërkojmë diçka që na takon, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po kërkojmë djersën tonë. Kryeministri, se nuk i them zoti kryeministër se nuk është më, e ka harruar popullin shqiptar, ta harrojë që do dalim nga kjo grevë, nuk ka kthim mbrapa, ta harroj", thotë një naftëtare.

"Jemi më të lodhur, nuk e di pse hesht shteti, nuk e di ça pret kur i ka të gjitha gjërat në dorë. Temperaturat e forta ndikojnë, nuk e di si do veprojnë. Nuk e di për ça janë këta deputetët e zonës kryebashkiaku, për pulat", shprehet një tjetër.

Mirëpo teksa naftëtarët këmbëngulin për të mos hequr dorë, njëjtë edhe për kryeministrin Edi Rama. Ai u bën sërish thirrje që të dalin nga greva që të ulen të diskutojnë. Ndërkohë që shton se po punohet për të gjetur investitorë seriozë që të rifillojë puna në rafineri.

"Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t'ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s'pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin", shkruan kryeministri Edi Rama.

Përgjigja për Ramën erdhi menjëherë! Edhe kësaj herë, ato shprehen se nuk do të dalin nga greva pa marrë diçka konkrete, por janë të gatshëm që të ulen të bisedojnë. "Ne i themi Ramës i faleminderit për këto mesazhe, por ne nuk jemi kundër uljes në tavolinë, të na caktojë datën, orën dhe vendin e takimit, kur të marrim diçka konkrete nga kryeministri Rama atëherë do të dalim nga greva", tha naftëtari. 

Ora 11:09
Rama i vendosur: Nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! S'pranojmë ultimatume

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që të mos ulet në bisedime me naftëtarët pa dalë nga greva.

"Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s'ka bisedime dhe unë s'kam shkop magjik", shkruan Rama.

Ora 11:00
Naftëtari-Ramës: Na cakto datën, orën dhe ditën që të takohemi! Kur të marrim diçka konkrete do të dalim nga greva (VIDEO)

Përgjigja për kryeministrin Edi Rama nga naftëtarët erdhi shumë shpejt. Ato kërkojnë të caktohet ora vendi dhe data e takimit dhe pa marrë diçka konkrete nuk dalin nga greva. Megjithatë, vendimi u përket grave që janë në grevë.

"Na ka ardhur një lajm nga kryeministri Edi Rama. Ne i themi Ramës i faleminderit për këto mesazhe, por ne nuk jemi kundër uljes në tavolinë, të na caktojë datën, orën dhe vendin e takimit, kur të marrim diçka konkrete nga kryeministri Rama atëherë do të dalim nga greva. Përderisa nuk kemi një orar, një vend të caktuar nga ana e kryeministrit për t'u ulur llafi nuk është i yni, por i atyre grave. Në rast se ato gra, heroina motrat tona, pranojnë kushtin e kryeministrit atëherë edhe ne jemi të gatshëm. Pa një gjë konkrete dhe një zgjidhje afat shkurtër s'dalim nga greva, megjithatë do ia lëmë kohës dhe takimit", tha naftëtari, Taulant Yzeiraj në përgjigje të kryeministrit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • daku: 28/10/2020 17:36

    o edi rama o mashtrues ordiner rafineria eshte e vllait tend

    Përgjigju
  • komentusave: 28/10/2020 14:03

    ata grevist punojne te privati edhe kerkojt ti paguaj rama

    Përgjigju
    • doku: 28/10/2020 17:37

      eshte beso tajvani pronar

  • Une: 28/10/2020 12:39

    Kryeministri ka per detyrim t'ju gjej zgjidhje hallit te ketyre njerezve. Gjuha e perdorur tregon qe ska zgjidhje dhe shmangie e pergjegjesise. Rafineria eshte aty, njerezit jane aty dhe kerkojne pune, nafta e mire dhe me bollek.

    Përgjigju
  • Zoti kryeminister: 28/10/2020 12:27

    Ketej i thua popullit mezi po pres tju anetaresoj ne BE, nga ana tjeter ne fytyre je bere si Taleban, nuk sheh lider europian me kete model fytyre si ty. Ne sjellje je bere si Pakistanez. Te veprime e vendime je bere si Mafjozet. Çudi e madhe puna jote. Gjithesesi ne shqiptaret e kuptojme sh mire, kanceri ketij vendi eshte sali berisha, ilir meta, monika luli etj etj. Sa te jetojne e kene fryme ata te gjithe bashke, ne ty do te te mbajme ne krye te mejdanit, aty ne krye te vendit per cdo gje. Te marshin te keqen ty, hajdutet e maskarenjte. Populli i gjithi do te japi ty frymen e gjakun e vet, VETEM TI O GJIGAND TE RRISH NE KRYE E TE NA UDHEHEQESH PSE JO EDHE TRE, KETAR, PESE, GJASHTE MANDATE TE TJERA.Te duam shume zoti kryeminister. Pa ty ky vend sot do ishte nje sketere e vertete. Ndersa sot shqiperia po lulezon qe e ka zili eshte honoluluja e republika e bananeve.

    Përgjigju
  • beu: 28/10/2020 12:04

    o ramziu, po shko e bej nje foto edhe me naftetaret apo ata nuk bejne per propafande. o pleh., po ti shkove deri ne liban per nje foto vec me be propagande, por njerezit qe vuajne per buk nuk te interesojne ty, o plehu me i poshter

    Përgjigju
  • Ema: 28/10/2020 11:02

    Kta duan te dalin po si le Mona me Lulin nuk kuptojn qe po lodhen per politikanet

    Përgjigju
  • GJIGANTI: 28/10/2020 10:47

    Edi Rama je gjigant kta grevistët çfar kërkojn kërkojn nga ju qiqra në hell!Po a e keni zgjedhur ju vet sistemin kapitalist ça kërkoni nga Edi ? Kërkojani kërmës salmut malok gjith kto të zeza që ju ka bër tërhiqeni zvar malokun e mutit qenefin wc.

    Përgjigju
    • Shukriu: 28/10/2020 14:42

      Jeni qeveria me e degjenerume e korruptume dhe e falimentume e Shqiperise !!!! Te fala Sajes te boj kujdes mos qaj televizioneve dhe mbi te gjitha kujdes mos vareni te pema te gjith si lali zdromsi .

    • Ballshi: 28/10/2020 13:46

      Te gjith grevistet duhen te arrestohen menjeher keta maskarenj kerkojn para pa punuar asnj dite policia sduhet te bej sehir po ti arrestoj keta horra..qe pa pik turpi bejn ultimatume rames ..policia te nderhyj me kopace nga koka ,,jan mesuar keta zagar duan para qyl pa punuar yyt maskarenj zagar..

    • beni: 28/10/2020 12:05

      po te mos ishte saliu ti as nuk do guxoje te flisje keshtu, jo me ti shkruaje, o kerme

    • Përsëri: 28/10/2020 11:52

      Prap fajin e ka Saliu, përsëri???

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?