Kronikë

Naftëtarët e Ballshit mblidhen sërish para Rafinerisë: Nuk do të lejojmë demontimin e uzinës! Të na japin 13 pagat e prapambetura

22 Nëntor 2021, 10:53| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 11:50

  • Share

Ashtu siç kishin paralajmëruar, sot naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë dalë sërish në protestë duke theksuar se kanë informacione se uzina do ë shitet për skrap, por shtojnë se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj shprehet se nëse do të tentohet të nxirren objekte nga rafineria, naftëtarët do të marrin në mbrojtje uzinës, duke kërkuar që t'i shlyhen pagat e prapambetura.

"Është ndërtuar me gjakun e naftëtarëve. Sot jemi përballë një fakti që këta frikacakë që vijnë natën dhe sjellin kontejnerë këtu, nuk vijnë për të zbardhur marrëveshjen që kanë bërë për ta çuar atë për skrap. Duhet me vendim falimenti që të shpallet falimenti, këta marrin vendime natën. Le të thonë që kjo rafineri nuk do t ë ketë të ardhme dhe ta mbyllin, por konfrom të gjithë rregullave. Nuk ka për të patur palë këtu pa qenë naftëtarët në tryezë për të marrë gjakun dhe djersën e tyre. Këto ditë kanë hequr edhe dy pompa se kur u leverdis vijnë këtu dhe e konsiderojnë pronë të tyre. Nëse këtu fillon të dalë malli pa inventarë dhe pa njoftuar, kjo uzinë do të kalojë nën mbrojtjen e naftëtarëve, ta dinë mirë të gjithë. Vendimi i falimentimit të 'Armos' duhet të bëhet publik. Me këtë marrëveshje që duan të bëjnë këta, naftëtarët nuk i marrin më lekët e prapambetura. Të reagojnë hapur se çfarë po ndodh me fatin e Armos", tha Dautaj.

Dautaj tha për 'Report Tv" se ata kanë 13 rroga të prapambetura që në total janë 8-10 mln euro.

"Ne duam të na japin një zgjidhje ligjore nëse kjo rafineri do të rikthehet në punë, apo do të shkojë për demontim, por duhet ët zgjidhet nga ana ligjore sepse na jep 15% të Armos. Në momentin që shiten asetet e që zotërohen nga Armo, nëse janë shitur aksionet, ku shkuan paratë? Ne na kanë ofruar një pagë prej 30 mijë lekësh në muaj për dy vite, por ngërçi është për pagat e prapambetura. Ne kemi 13 paga pa marrë akoma, shuma financiare mund të jetë 8-10 mln euro detyrime të prapambetura", u shpreh ai.

Më1 nëntor, marrëveshja e arritur një vit më parë me kryeministrin Edi Rama përfundoi, duke i lënë sërish naftëtarët në udhëkryq, ndërsa vendimi i fundit i Ballukut, për pagë 30 mujore mijë lekë për dy vite, nuk ka kënaqur kërkesat e tyre.  

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 22/11/2021 14:28

    Me kredi sovrane shteti mund ti kaloj naftetareve Armon qe ka privati, dhe ato te behen aksioner duke i shlyer shtetit kredine e marre .Kjo eshte zgjidhja me e drejte dhe me produktive duke punesuar naftetaret ne uzine dhe duke i dhene tregut produktet e naftes nga rafineria,dhe te ndalohwt pagesa socuale per dy vjet.Jane 1300 te pubesuardhe do marrin per dy vjet nga 250 euro ne muaj qe jane rreth 15milion e gjysem euro.Te filloj puna patjeter ne rafineri dhe kush lobon per prishjen eshte kriminel

    Përgjigju
  • Ppp: 22/11/2021 11:23

    Merrni shembull nga minatoret e trepçes ata jane aksioner ne miniere po ju? Nqs duan te zhdukin uzinen ky quhet sabotim i ekonomise shqiprare se kush fshihet pas eshte e lehte... mjafton me pa kush perfiton nga shkaterrimi i sa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?