Naftëtarët e Ballshit në protestë: Duam pagë lufte! Na hodhën si qentë e rrugëve, i lutemi Ramës, jemi në pikën e fundit (VIDEO)

20 Prill 2020, 11:49| Përditesimi: 20 Prill 2020, 13:58

  • Share

FIER-Naftëtarët e uzinës në Ballsh kërkojnë nga qeveria pagë lufte. Ata shprehen se pavarësisht se në këtë periudhë ky sektor ka qenë hapur ata nuk kanë punuar për shkak të problemeve me kompaninë dhe për këtë shkak kërkojnë nga shteti pagë si biznesi i vogël dhe i madh. Naftëtarët kanë një apel për kryeministrin Edi Rama që të ndërhyjë sërish, pasi në të kundër do të futen në grevë urie. Protesta është zhvilluar duke respektuar distancimin social.

“Ne jemi mbledhur se nuk jemi futur në asnjë nga paga e luftës. Ne jemi punëtorë prej 40 vitesh që paguajnë nga 300 mijë lekë në muaj detyrime, 3.5 mln në vit dhe nuk jemi futur te paga e luftës. Kush biznes i vogël paguan sa ne? Shteti thotë se ju nuk jeni ndaluar për faj të koronës por po rrimë në shtëpi për faj të koronës, nuk po gjejmë mundësi tjetër punësimi dhe për faj të shteti që cdo dy vjet na sjell ndonjë investitor serioz që i ndërron vetëm emrin dhe më pas na lë në mes të rrugës. Është faji i shtetit që sot jemi pa punë.

Duam të përfshihemi në pagën e luftës. Kemi nga janari që jemi pa punë. Shteti na ka lënë në mes të rrugës dhe cfarë do të bëhet me atë uzinë? Do të vijohet kështu që i njëjti pronar i njëherë në dy vite ndryshon vetëm emrin. Ne sot jemi 150 veta, ka edhe nga Ballshi, nuk kërkojmë mëshirë, por atë që na takon, paguajmë sigurime më shumë sesa cdo biznes i vogël. Mundësitë janë shumë të pakta” tha njëri prej tyre.

Ju lutem kryeministrit të na shikoje në se na ka hedhur si ata qentë rrugëve. I lutem shumë kryeministrit, po ashtu Rucit, ministrit të Financave, të shikojnë problemin tonë, se jemi në pikën e fundit. Nuk dihet se cfarë do të bëhet me ne. Ne prapë do të hyjmë në grevë urie, me vdekje kemi për të dalë”.

Ne nuk e kemi marrë pagesën e papunësisë për arsye të kalimit të afatit për dokumentacionin, atë e plotëson kompania dhe sigurimet shoqërore dhe jo ne. Mbushen së bashku me librezën, por duhet data e fundit e pagesës së sigurimeve, që është 30 nëntor, dhjetori nuk është paguar, afati përfundoi, por jo për fajin tonë, por të institucioneve dhe kryeministrit” tha një tjetër. Në fund të vitit një pjesë e naftëtarëve u futën në grevë urie, por pas arritjes së nja marrëveshje me kompaninë dolën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nafta: 20/04/2020 13:04

    Bravo naftetare.Rama eshte super mashtrues.Vazhdoni protestat qe ta kuptoj KM qe ka len pa buke 1000 familje. Pershkallezoheni protesten edhe ne TR qe te behet nje tundje per kete shtet palaco.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?