Sociale

Naftëtarët e ‘Bankers’ protestojnë për paga dhe kushtet e punës, sindikata: Grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat

5 Shtator, 16:41| Përditesimi: 5 Shtator, 16:47

  • Share

Me mbështetjen e sindikatës, dhjetra punonjës të “Bankers Petroleum” protestuan sot në Marinzë, duke kërkuar rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. Nëse kërkesat nuk plotësohen, ata paralajmëruan greve urie.

***

Dhjetra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum janë ngritur mesditën e sotme në një protestë të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur.

Me pankarta në duar ata janë mbledhur para zyrave të kompanisë në Marinzë, teksa kanë shfrytëzuar orarin e pushimit.

Kryetari i Sindikatës i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe të fortë shoqërisë Bankers dhe drejtuesve të saj që të ndalojnë së injoruari zërin e punonjësve duke u ndalur në disa kërkesa kryesore, si respektimin e të drejtave të punëtorëve, rritjen e pagave, zbatimin e kontratës kolektive të punës, ndalimin e intimidimit dhe presionit psikologjik ndaj punonjësve, ndalimin e diskriminimit dhe pabarazisë në trajtim dhe përfitime, aplikimin e statusit të naftëtarit dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Ndërsa Sekretari i Sindikatës tha se nuk po kërkojnë lëmoshë por drejtësi sociale.

Kurse vetë punëtorët thanë se prej vitesh Bankers nuk merr në konsideratë kërkesën për rritjen e pagave.

Organizatorët paralajmëruan se protestat do të përshkallëzohen deri në grevë urie dhe pezullim të aktivitetit në kompaninë naftënxjerrëse.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 05/09/2025 17:19

    PERZENI PRONARET E HUAJ ....ME DRUNJ.HUNJ...NAFTA TI KTHEHET POPULLIT SHQIPTAR.....

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 05/09/2025 18:14

      Drejtohuni saliut qe e shiti , qeveria po e ben punen e saj po e bllokon pasi ti mbaroj kontrata e saliut .

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?