Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e Poçemit paralajmërojnë sërish grevë urie: Nuk ka na kanë kaluar tre pagat, na kanë mashtruar (VIDEO)

2 Mars 2020, 11:22| Përditesimi: 2 Mars 2020, 14:21

  • Share

FIER- Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Pompimit në Poçem kanë paralajmëruar se do t'i rikthehen sërish grevave të protestave, kjo pasi ata pretendojnë se nuk kanë marrë tre pagat, ashtu sikurse u premtua pak ditë më parë.

Naftëtarët e Ballshit janë shprehur se vetëm 17% e punonjësve kanë marrë pagat e premtuara, ndërkohë që pjesa tjetër jo. Në rafinerinë e Ballshit punojnë më shumë se 800 persona të cilët thonë se janë mashtruar.

Nga ana tjetër edhe punonjësit e Poçemit, thonë se pagat i ishin premtuar të kalonin ditën e premte, por nëse nuk do të kalojnë brenda 5 ditëve paralajmërojnë një grevë të dytë urie, kjo edhe në varësi të gjendjes shëndetësore pas ngujimit prej 15 ditësh.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 02/03/2020 17:08

    Duroni dhe pak sa te shese Nafije fallxhorja 3 shufra floriri te Krrabes sipas Berishes do ju jape 3 rroga dhe nga nje dybek sejcilit vetem ama kur te vije ne pushtet ne 2036

    Përgjigju
  • Raul: 02/03/2020 12:00

    Mos u merzitni o naftetare sa te mbaroje mitingun Nafije Dyveku fallxhorja e leshitlikes dhe te infektoje disa te cmendur qe i shkojne pas me koronavirus do niset drejt jush dhe do ju sjelle te gjitheve nga nje dybek qe ta tundni kur te jeni ne greve se merziteni....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?