Nderimet për 75-vjetorin e bombës atomike

Nagasaki shënon 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike

9 Gusht 2020, 17:09| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 17:12

  • Share

Qyteti japonez Nagasaki ditën e sotme shënon 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja, duke iu bërë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore.

Një minutë heshtje u mbajt në orën 11:02 për të nderuar mbi 7,000 viktimat, në kohën e saktë kur bomba atomike u hodh mbi qytet.

Bombardimi i 9 gushtit të vitit 1945, erdhi tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshima, sulmin e parë në botë me një armë bërthamore. Nga sulmi në Hiroshima u vranë 140,000 persona. Japonia ishte dorëzuar më 15 gusht të vitit 1945, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Kryetari i qytetit të Nagasakit, Tomihisa Taue lexoi një deklaratë të paqes, ku ai ngriti shqetësimet lidhur me zmbrapsjen nga përpjekjet për çarmatim të shteteve që kanë armë bërthamore. Ai përmendi në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, duke thënë se po rrisin rrezikun e kërcënimit bërthamor, duke hequr dorë nga Traktati për armët bërthamore.

Ai po ashtu i bëri thirrje Qeverisë japoneze dhe ligjvënësve që të nënshkruajnë Traktatin e vitit 2017 për ndalimin e armëve bërthamore. Në përvjetorin e këtij viti morën pjesë më pak persona për shkak të pandemisë, vetëm 500 persona.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?