Kombëtarja niset nga aeroporti 'Nënë Tereza' drejt Nishit, Serbi

Sport

'Naimi' ngrihet në ajër në orën 12:28, Kombëtarja udhëton drejt Serbisë për 'ëndrrën amerikane'

10 Tetor, 12:18| Përditesimi: 10 Tetor, 12:44

  • Share

Në orën 12:28 të kësaj të premteje avioni i pagëzuar si 'Naimi' do lërë pistën e aeroportit 'Nënë Tereza' në Rinas dhe me një fluturim direkt drejt Nishit, do dërgojë djemtë kuqezi për sfidën kundër Serbisë, e cila luhet të shtunën në orën 20:45.

Fluturimi me 'Air Albania' është charter dhe veç futbollistëve dhe stafit, në të janë edhe zyrtarët e federatës dhe gazetarët që shoqërojnë Kombëtaren. Mbërritja në Nish pritet të jetë në orën 13:15.

Të shtunën më 11 tetor në orën 20:45, kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.


Lajmi kryesor:

Kombëtarja mbërrin në Serbi, në Nish pritet nën masa të forta sigurie! Pasdite stërvitja në Leskovac


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?