Radia Nainngolan pritej të ishte një nga pikat kyçe të Interit për sezonin e ri, por belgu ishte njëri prej dy skarcimeve që Antonio Conte deklaroi në prag të përgatitjeve për sezonin që sa po ka nisur. Tashmë futbollisti i Cagliar-it, Nainggolan, ka folur pas takimit me Brescia-n, duke sqaruar se ishte vendimi i klubit zikaltër që e largoi nga Milano.
“Ishte një zgjedhje që duhej ta merrja. U grumbullova me ekipin para nisjes për në fazë përgatitore, por ata ma shpjeguan idenë e tyre. Ishin të qartë, dhe më duhej ta pranoja e të largohesha. Shkova në Kinë i bindur se mund të ndryshoja diçka, por më pas, duke parë faktet, e kupton se duhet të marrësh disa vendime. Nuk më pëlqente të qëndroja aty e të isha rezervë, dhe vendosa të largohem. Ishte një zgjedhje e rëndësishme. Interi ka bërë blerje të rëndësishme, dhe ka qëllime të tjera. I urova fat të gjithë shokëve atje, por të dielën, do mundohem t’i mund,”– u shpreh fillimisht Naingolan.
Nainggolan foli edhe për çështjen Mauro Icardi, ish-shokut të skuadrës te Interi që po vuan të njëjtën situatë si belgu, veçse argjentinasi ende nuk është dorëzuar duke luftuar për të qëndruar.
“Të gjithë kanë karrierën e tyre. Ai ka bërë mbi 100 gola në Seria A, dhe e ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm. Nëse bën një zgjedhje tjetër(të largohet), do i uroja më të mirën”.