Politikë

Najada Çomo dorëhiqet nga mandati i deputetes, pritet ta marrë Mimi Kodheli! Rama: Do vazhdojë punën në spital, Delta ka nisur të mbushë shtretërit e terapisë intensive

25 Gusht 2021, 12:39| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 15:21

  • Share

Shefja e infektivit, Najada Çomo ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes që e fitoi në zgjedhjet e 25 prill, duke zgjedhur të qëndrojë në krah të kolegëve të saj, në luftën kundër pandemisë së COVID.

Këtë e bëri me dije sot kryeministri Edi Rama ditën e sotme, gjatë një takimi me ministrat, në përmbyllje të mandatit të dytë qeverisës, duke e vlerësuar vendimin e Çomos si përgjegjësi të lartë profesionale.

Sipas Ramës, Çomo ishte kërkuar të qëndronte pranë ekipit të saj, në një kohë kur varianti Delta po përhapet masivisht në vend.

"Jam i prekur nga komunikimi me doktoreshën Najda Çomo, më kërkoi të pranoja tërheqjen e saj nga roli i deputetes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj fantastik, kur Delta nisi të mbushë shtretërit e terapisë intensive. Një shembull kuptimplotë i përgjegjësisë së lartë për detyrën. Lufta nuk ka mbaruar vjeshta  e dimri mund të jenë të vështirë, por falë mjekëve janë shpëtuar me mijëra jetë dhe Shqipëria po mbyll një sezon turistik të hapur për të gjithë", tha Rama.

Najada Çomo u bë simboli i luftës me pandeminë e COVID, ndërsa kandidimi i saj në zgjedhjet e 25 prillit u mirëprit. Ajo u rendit e dyta në listën e PS në Tiranë, duke fituar mandatin, por që tani pritet t'i kalojë Mimi Kodhelit.

Ora 13:18
Najada Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetes, pritet ta marrë Mimi Kodheli

Najada Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetes, ndërsa pritet që në vendin e saj në parlament, të zëvendësohet nga Mimi Kodheli. Kjo për shkak se sipas kodit të ri zgjedhor, nëse një deputet që i përket shtresës më pak të përfaqësuar në Parlament, në këtë rast gratë, lë mandatin, ky mandat i shkon një tjetër kandidati të po kësaj shtrese, në bazë të votave të mbledhura. 

"Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar", thuhet në Kodin Zgjedhor.

Kodheli renditej e 21 në listën e PS në Tiranë, që në total ka 36 mandate deputetësh, ndërsa mundi të marrë 5597 vota.

Dorëheqjen e Çomos nga mandati i deputetes e bëri me dije sot kryeministri Edi Rama, i cili tha se shefja e infektivit kishte kërkuar të jetë në krah të kolegëve të saj në luftën me COVID.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aliu: 25/08/2021 17:50

    Tani qe do shkoje Najada do tmerrohet virusi, do ia fusi vrapit. Edhe ky gjatoshi nuk gjeti ndonje genjeshter tjeter, qe te pakten te kalonim ca dite per ta zgjidhur. Ne parlament nuk do ishte ne habitatin e saj Najada per te vjedhur pasi nuk te lene ujqit e vjeter, ndersa ne spital eshte ne habitatin e saj per te bere kerdine.

    Përgjigju
  • Pagova: 25/08/2021 15:05

    Varjanti Delta po mbush spitalet,por po mbush edhe xhepat e Najades e te kolegeve te saj,Ajo i ka ba llogarite mire qe u largua nga deputete.Din populli si i mbushen xhepat doktoreve.

    Përgjigju
  • Korrupsioni: 25/08/2021 14:55

    Najada i ka ba mir llogarite per vete,me mir te spitali me 3000 ero ne dite, se sa deputete me 2000 ero ne muaj,e rrjepen popullin e shkrete,u mbetshin ne fyt.

    Përgjigju
  • Titi: 25/08/2021 14:43

    Opaaa, fillun dallaveret e radhes. Jepi dhe nje kocke Lylit se ngeli me gojen hapur e gjuhen perjasht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?