Najada Como

Lifestyle

Najada Çomo ndryshon pamje, nuk do e njihni (FOTO)

5 Prill 2021, 21:21| Përditesimi: 5 Prill 2021, 21:28

  • Share

Shefja e Infektivit, Najda Çomo, u bë simboli i luftës kundër pandemisë së COVID, pasi është emri që përfaqëson mjekët në vijën e parë të luftës me virusin.

Të mësuar ta shohim shpesh në televizion, duke dhënë informacione për situatën në spitale dhe këshilla për personat e infektuar, pas kandidimit të saj për deputete, e renditur e dyta në listën e PS-së për Tiranën, Çomo është tashmë e pranishme edhe në takime elektorale.

Por ajo që ra në sy në daljen e saj të fundit në televizion, e ftuar në një emision, ishte pamja e jashtme e mjekes, shumë ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim.

Çomo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, nga të kuqe në një ngjyrë më të errët në kafe dhe duhet thënë se ajo duket shumë mirë me pamjen e re.

Najada Çomo me pamjen e re

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?