Shefja e Spitalit Infektiv në Tiranë, Najada Como ka hedhur poshtë akuzat e mbërritura nga kryedemokrati Lulzim Basha se në trajtimin e pacientëve po përdoren ilace të pacertifikuara në Shqipëri dhe se disa prej tyre po blihen nga vetë pacientët.
Një akuzë e tillë, shprehet Como është një gënjeshtër e madhe që hedh poshtë të gjithë mundin e mjekëve përgjatë këtyre 8 muajve të pandemisë. Ajo u është drejtuar qytetarëve me një mesazh ku thekson se bluzat e bardha do të jenë në shërbim të qytetarëve, por ka kërkuar edhe ndihmën e tyre në këtë betejë.
"Ne jemi çdo dite, çdo ore ne krye te detyres dhe pacientet tane e dine me mire se askush kete gje.
Po perdorim terapite e mjekimit, si kudo ne bote qe jane falas per pacientet. Edhe Remdesivirin, e kemi dhe e perdorim ne paciente specifike, sipas protokolleve boterore.
Te thuash qe Remdesiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perkushtimin maksimal per te shpetuar jete.
Ju premtoj te nderuar qytetare qe do jemi per ju, per tju sherbyer deri ne fund!
Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat e higjienes, maskes, distancimit!
Se bashku do t’ia dalim" shkruan mjekja në rrjetet sociale
Lajmi kryesor:
Basha: Farmacitë si dyqane me lista! 'Remdesiviri' po blihet nga vetë pacientët! Çomo: Gënjeshtër! Po lëndon përpjekjet e mjekëve (VIDEO)
E.M.//ReportTv.al