Namik Dokle me familjen

Shëndeti

Namik Dokle dhe bashkëshortja fitojnë betejën me COVID: E vumë përfundi dhe e përzumë nga shtëpia, por na la edhe ndonjë plagë

25 Tetor 2021, 09:51| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 09:55

  • Share

Pas gati 3 javësh 'betejë', ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle dhe bashkëshortja janë shëruar nga COVID-19. Lajmi u bë me dije nga vetë Dokle, në një postim në Facebook, i cili poston një foto me familjen e tij, që i cilëson 'engjëjt' që e ndihmuan atë ta kalonte këtë sëmundje.

Po pavarësisht se arritën ta 'përzinin' COVID, Dokle thotë se virusi i ka lënë edhe ndonjë plagë, që njihen si pasojat post-COVID. Ish-kryetari i Kuvendit shkruan se tashmë, bashkë me bashkëshorten, po marrin veten për t'u rikthyer edhe njëherë në normalitet.

"Më në fund... pa COVID! E mundëm, e vumë përfundi, e përzumë COVID nga shtëpia. Ai iku çalë-çalë, por na la edhe ndonjë plagë. Po shkojmë drejt normales. Ia dolëm se patëm Anikën, engjëllin tonë shpëtimtar, patëm Blerin, Onin dhe Inën, engjëjt mbrojtës dhe Manjolën, engjëllin këshillues nga Italia! Ia dolëm se patëm të afërm dhe miq pa fund që na ofruan dashuri, kurajo dhe lutje të përzemërta për shërim! Sa do të dëshiroja që, sot, fjala falenderim të kishte fuqi një mijë herë më të madhe, për të gjithë", shkruan Dokle.

Namik Dokle njoftoi infektimin me COVID më 7 tetor, e ndërsa fatmirësisht, së bashku me bashkëshorten, ia dolën ta fitonin këtë betejë.  

Komento

Komente

  • Era: 25/10/2021 12:31

    E re, sepse eshte gjithe harrna-harrna, si zhelane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?