Namik Dokle

Eee, Namiko, ku ishe dhe ku je… Dokle ironizon Berishën e Ahmetajn: As në SPAK, as në arrati...

11 Shtator, 12:00| Përditesimi: 11 Shtator, 17:53

  • Share

Teksa dita e sotme ka temë kryesore thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK-u për dosjen e aferës së “Kompleksit Partizani”, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, ku po u komunikohen akuzat dhe marrja si të pandehur, nuk mungojnë edhe reagimet, politike apo qytetare.

Mes tyre bie në sy edhe postimi i ish-kryeparlamentarit dhe një prej ish-liderave të PS-së ndër vite, Namik Dokle, i bërë ditën e sotme (rreth orës 11:00).

Dhe nuk mungon ironia e tij teksa përshkruan dialogun me një qytetar, duke i thënë se “nuk ndodhej as në SPAK”, duke nënkuptuar indirekt Berishën që ishte thirrur nga Prokuroria e Posaçme dhe “as në arrati”, ndoshta duke lënë të nënkuptohet ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Postimi i Namik Dokles:

“Po ecja në këmbë, duke soditur “Rrugën e Kavajës”. Diku, afër 21-shit, më kaloi pranë një burrë me pamje fisnike, thuajse moshatar me mua.

-“Eee, Namiko, ku ishe dhe ku je…”, më tha.

-“Isha dhe jam në Shqipëri, i thashë, as në SPAK, as në arrati...”.

Buzëqeshëm të dy”.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZOTERI: 11/09/2024 14:00

    Z.NAMIK DOKLE Zoteri me tere kuptimin e fjales, njeri i ndershem deputet i merituar, respekte, respekte per ju zoteri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?