Sali Berisha gjatë një konference për shtyp

Opinion

Namir Lapardhaja: Avazet e Saliut!

27 Maj, 14:59| Përditesimi: 27 Maj, 15:09

  • Share

Në fillim tha, më zgjidhni mue se do ju sjell në pushtet për gjashtë muaj;

Pasi kaluan 6 muaj, tha ta rrëzojmë me revolucion;

Pas revolucionit iu lag baruti, u ul në pazar;

Pazari lironte të korruptuarit dhe i jepte vulën;

Mori vulën dhe miratoi kodin zgjedhor pa asnjë granci;

Mbylli listat për siguri më 12 maj, do heq non gratën, vijoi;

U hoq thanë, shpëtuam;

Na presin në Amerikë, por në Amerikë nuk shkoi se Fevziu në Opinion e ftoi;

Do ia ngec fitoren Edi Ramës në grykë, tha të premten;

(E shtuna, heshtje zgjedhore).

Të dielën, doli e bërtiti: Fituam!

Shqipëria u bë madhështore;

Të hënën doli e tha jemi duke fituar, rrugës për te fitorja;

Të martën, Edi Rama më vodhi;

Të mërkurën, bandat fitoren na mohuan;

Të enjten, SPAK nuk na la të fitonim;

Të premten, Basha shkaktar i humbjes;

Të shtunën, partitë e reja na penguan të fitonim, ndaj mandatin do t'ua marrim siç Rama me bandat neve na i vodhi;

Të dielën, nuk njohim zgjedhjet;

Të hënën, ankimoi rezultatin në disa zona (praktikisht i njohu);

Të martën, ndryshoi renditjen e shkaktarëve të humbjes;

Të mërkurën, u shfaq i lumtur në televizor, asnjë shenjë disfate në fytyrë,

Të enjten, e gdhiu dhe ngrysi në ekranet që atë nxjerrin më shumë, por nga pushteti tendera të mëdha përfitojnë;

Të premten, përsërisni zgjedhjet! - Do fitojmë;

Të shtunën firon fitorja, fryhet fllucka e grevës, protestës, revoltës...

Të dielën, relax në Gji të Lalzit;

Të hënën avazi...

E kështu kaluan 2 javët e para të humbjes së disatë në pak vite.

Kush kërkon më fakte për fitoren, le të shohë nga Ay, aty e keni burimin e fitoreve madhështore.

....

Ah, se për pak harrova dhe nuk e shtova:

Paska dalë sërish e paska thënë se Rama po paguan lekë të madh për të manipuluar raportin e OSBE/ODHIR. Këtë e shtova që të mos thoni nesër që nuk e parapriu Saliu edhe raportin e monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve, që, sipas tij, (edhe atë) e bleu pushteti me lekët e krimit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?