Është përkujtuar sot 11 shtatori 2001, një ngjarje që ndryshoi politkën botërore, e cila bëri të kthehet e gjithë vëmendja te ekstremizmi dhe radikalizmi që vinte nga bota myslimane. Sipas versionit zyrtar, të gjithë atentatorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit i përkisnin Al-Kaedës, një grupi ekstremist, i cili ndikohej nga mësimet e fesë islame.
Por sot, 24 vite më vonë nga ajo ngjarje e trishtueshme për botën mbarë, një gjë është e sigurt: ekstremizmi dhe radikalizmi nuk janë monopol vetëm i një feje, sepse ai është një rrezik universal që merr forma të reja, herë në emër të islamit, herë në emër të krishterimit apo judaizimt dhe shpesh i shkrirë me politika që ushqejnë ndasinë, urrejtjen dhe dhunën të motivuar dhe të justifikuar mbi keqinterpretimin e mësimeve fetare.
Ajo që po ndodh sot në Gaza nuk është asgjë tjetër veçse pasojë e një urrejtje të motivuar mbi motive dogmatike. Nga një anë kemi një grup ekstremist, i përdorur nga fuqi rajonale të huaja, ndërsa, nga ana tjetër, kemi një qeveri radikale ekstremiste, e motivuar dhe që i justifikon krimet e saj mbi bazë e një urrejtje talmudike të vjetër sa vetë njerëzimi. Ky lloj ekstremizmi i institucionalizuar dhe shtetëror është shumë herë më i rrezikshëm për botën se sa ai i grupeve militante, që nuk kanë as mbështetje, as forcë, as të ardhme dhe perspektivë.
Mirëpo, fatkeqësi e madhe është se radikalizmi dhe ekstremizmi sot nuk vijnë vetëm nga Lindja e Mesme, sepse një valë e madhe e ekstremizmit që motivohet nga besimi i krishterë po gjen vend dhe ka shënuar rritje në të gjithë Evropën, ndërsa shoqëria amerikane si pasojë e ekstremizmit fetar është sot më e polarizuar dhe më e përçarë se kurrë.
Grupet fetare të djathta, që e motivojnë ekzistencën e tyre vetëm mbi ndasinë dhe mbi të drejtën e ekzistencës vetëm të popullit të zgjedhur, ndonëse kanë gjetur rritje në krejt perëndimin edhe si pasojë e dështimit të një filozofie të majtë liberale që e ka reduktuar të gjithë ligjërimin vetëm në axhenda të caktuara, janë po aq të rrezikshme sot për kohezionin social të botës sa çdo forme tjetër ekstremizmi dhe radikalizmi të ardhura nga cepat e tjerë të saj.
Vrasja një ditë më parë e një aktivisti amerikan është mishërimi më i mirë i një klime të helmatisur dhe të mbrujtur me urrejtje, gjë që dëshmon se radikalizmi dhe ekstremizmi nuk vjen vetëm nga jashtë, por mund të lindë edhe vetë brenda demokracisë perëndimore, ku feja do të keqpërdoret dhe nuk do shihet si përbashkuese, por si ndarëse dhe përçarëse.
Ndaj sot është koha që bota të heqë dorë nga steriotipet e krijuara dhe të njëanshme, duke e parë të keqen vetëm nga njëra palë dhe të kuptojë se ekstrmizmi dhe radikalizmi i çdo feje është po aq i rrezikshëm për shoqërinë perëndimore, sepse radikalizmi dhe ekstremizmi, në të gjitha format e tij, ka të njëjtën ADN gjenetike, që ngrihet mbi verbërinë, mbi intolerancën dhe mbi dhunën./Tema
Komente
