Sali Berisha gjatë një proteste të PD

Opinion

Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!

27 Dhjetor, 18:40| Përditesimi: 27 Dhjetor, 19:01

  • Share

Kanë dy vite që thonë nuk ka SPAK që thërret Erjon Veliajn, kur e thërret SPAK-u, thonë është me regji.

I kërkonin llogari prokurorisë pse nuk fillonte hetimin pasuror ndaj Saimir Tahirit, kur fillon me Veliajn, thonë që prokuroria është për t’u futur në burg.

Kur i quajti Veliaj kolegë, akuzuan prokurorinë se ishte në funksion të Veliajt, tani që po e marrin të pandehur, akuzojnë prokurorinë që nuk ngre akuzën që ata i kanë 'shkruar'.

Prokuroria e Posaçme njofton se, së paku, kryetarit të Bashkisë së Tiranës mund t’i ngrihen akuzë për 4 çështje, këta thonë pse nuk e akuzojnë edhe për 5D-në.

Nuk duam 4 akuza, bërtasin. Duam një, duam atë që duam ne, jo atë që thonë ata.

E dinë sikur prokuroria funksionon në bazë të psikopative dhe jo në bazë të letrave dhe fakteve.

Njerëz që s’kanë punuar kurrën e kurrës në administratë, nuk kanë kapur kurrë shkresë me dorë, dhe nuk e kanë idenë se sa e vështirë është të akuzosh titullarin e një autoriteti, sepse e dinë sikur në burg shkon mbi hamendësime dhe nga akuzat që ngrihen nga televizori.

Është një gjendje deliri e pakuptueshme, sepse, nga njëra anë, e shajnë SPAK-un, pastaj thonë shih ç’i bëri SPAK-u, pastaj e mbyllin që do ta çojmë Veliajn në SPAK.

Një çmenduri e përgjithshme që ushqehet me lekët e korrupsionit, ku i vetmi ‘i qartë’ është ai që e ka shpallur SPAK-un ‘organizatë kriminale’, të tjerët ose lehin kot, ose janë në funksion të tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?