Nancy Pelosi

Bota

Nancy Pelosi operohet në kofshë pas rrëzimit gjatë një vizite në Luksemburg

14 Dhjetor 2024, 19:27| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 19:30

  • Share

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka kaluar me sukses një operacion për zëvendësimin e kofshës pas një incidenti të ndodhur gjatë një udhëtimi zyrtar në Luksemburg. Sipas një deklarate të zyrës së saj, operacioni u realizua mëngjesin e sotëm dhe Pelosi po shërohet mirë.

Në deklaratën e dhënë nga zëdhënësi Ian Kreger, thuhet se Pelosi, 84 vjeç, u plagos gjatë një ngjarje zyrtare të premten, kur ajo u pengua dhe u rrëzua. Për shkak të natyrës së plagëve, ajo u transportua me helikopter në një spital amerikan në Gjermani, ku iu nënshtrua operacionit për zëvendësimin e ijes.

Pelosi po udhëtonte me një delegacion dypartiak ligjvënësish në Luksemburg për të përkujtuar 80-vjetorin e Betejës së Bulge, një ngjarje e rëndësishme historike nga Lufta e Dytë Botërore.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Na ruajt zoti: 15/12/2024 06:46

    Një vlerë për demokracinë botërore

    Përgjigju
  • Donald: 14/12/2024 21:11

    Akoma nuk e ka thyer qafen kjo gerdalla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?