Nancy Pelosi

Nancy Pelosi rizgjidhet kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA/ Ruçi e uron për fitoren: Me ju fuqizojmë marrëdhënien dypalëshe

4 Janar 2021, 13:37| Përditesimi: 4 Janar 2021, 14:11

  • Share

Dhoma e përfaqësuesve në SHBA ka rizgjedhur Nancy Pelosi si kryetare me 216 vota, duke i dhënë fitoren partisë demokratike për një mandat të katërt edhe përse me një diferencë jo të madhe.

80-vjeçarja demokrate e Kalifornisë, e vetmja grua që ka shërbyer ndonjëherë si kryetare, garoi pa kundërshtarë në zgjedhje.

Kongresi i ri i SHBA u mblodh për herë të parë në mesditën e djeshme.

Ditën e martë Kongresi do të mblidhet për të biseduar në lidhje me detaje të mëtejshme. 

Ora 15:04
Nancy Pelosi/ Si arriti në majë dhe qëndroi atje për më shumë se 16 vjet? (VIDEO)

Prej më shumë se 80 vitesh në politikën e SHBA, Nancy Pelosi  edhe njëherë në moshën 80 vjeçare ka arritur të zërë titujt e  kryesorë të mediave ndërkombëtare. Dje ajo siguroi mandatin e katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, duke filluar ndoshta edhe një nga kapitujt më të vështirë në karrierën e saj, megjithatë tanimë me ardhjen e Kamala Harris si zëvendës presidente, Pelosi nuk mund të pretendojë më mantelin e gruas më të fuqishme në politikën amerikane. Por kush është Nancy Pelosi?

Një liberale e San Franciskos, është përshkruar vazhdimisht kështu nga republikanët,  e dashuruar me qeveri të mëdha dhe shumë larg nga e majta për çështjet sociale. Ajo u rrit në një familje politike, më e vogla nga shtatë fëmijët në qytetin e gurtë të Bregut Lindor të Baltimore, Maryland, ku babai i saj ishte kryebashkiak.

Ajo ka studiuar në Uashington , ku u takua dhe u martua me financierin Paul Pelosi. Me një karrierë e cila nisi si shtëpiake, nënë e pesë fëmijëve - katër vajza dhe një djalë - në gjashtë vjet.

Në 1976 ajo u përfshi në politikë, duke përdorur lidhjet e saj të vjetra familjare për të ndihmuar Guvernatorin e Kalifornisë Jerry Brown të ​​fitojë zgjedhjet primare në Maryland ndërsa ai kandidonte për president.

Ajo më pas u ngrit në radhët e Partisë Demokratike të shtetit, duke u bërë përfundimisht kryetare e saj dhe më pas fitoi një vend në Kongres në 1988.

Ajo ishte një nga kundërshtarët  më të mëdhenj të pushtimit amerikan të Irakut në 2003.

Në 2006 ajo u zgjodh nga partia e saj si Kryetare e Dhomës, duke u bërë gruaja e parë në atë rol në historinë e SHBA. Katër vjet më vonë, demokratët humbën kontrollin e dhomës së ulët të Kongresit, por Pelosi ia doli të mposhte të gjithë sfidat brenda dhe jashtë partisë së saj, për tu rikthyer edhe njëherë në krye në vitin 2018.  Gjatë kryesimit të Dhomës së Përfaqësuesve Pelosi u përball me sfida të shumta.  Gjatë fushatës së vitit 2018, republikani David Brat përmendi Nancy Pelosi dhe "axhendën e saj liberale" 21 herë në një debat. Masa dha rezultat të kundërt për të dhe partinë e tij ndërsa demokratët shënuan një fitore historike në Dhomën e Përfaqësuesve. Një nga momentet më të suksesshme të karrierës së saj është kur Nancy Pelosi grisi një kopje të fjalës së presidentit në fund të fjalës së tij.  E akuzuar për mosrespektim, ajo më vonë mbrojti veprimin duke i quajtur fjalët e tij një "manifest të gabimeve". Ajo ishte edhe iniciatorja e hetimit për shkarkim të Trump në vitin 2019, pasi sipas saj ai kishte shkelur rëndë kushtetutën.

Ora 13:48
Gramoz Ruçi mesazh urimi për Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA: Me ju fuqizojmë marrëdhënien dypalëshe

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, i dërgoi një mesazh urimi Znj.Nancy Pelosi me rastin e rizgjedhjes Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me rastin e rizgjedhjes Suaj në detyrën e lartë të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si edhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet më të përzemërta.

Cilësitë e vyrtytet e larta të lidershipit Tuaj, përkushtimi i jashtëzakonshëm dhe përvoja mbi tridhjetëvjeçare në Kongres si udhëheqëse e sprovuar dhe e shkëlqyer, në drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë termit 2007-2011 dhe 2019-2021, si edhe në drejtimin për një periudhë të gjatë të grupit të Demokratëve, janë garancitë se Dhoma e Përfaqësuesve do t’u shërbejë me besnikëri aspiratave dhe interesave të kombit amerikan.

Nën drejtimin Tuaj, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Kongresi i ShBA do të vazhdojnë të kontribojnë në mbështetjen e zhvillimit, ruajtjen e paqes, garantimin e sigurisë në botën e sotme, daljen nga pandemia e Covid-19 dhe përkrahjen e kombeve në të gjithë globin për liri, qytetërim e demokraci.

Lidershipi dhe administrata e Presidentit Joe Biden është një garanci e sigurt për një Amerikë më të fortë dhe një botë më të mirë.

Jam i bindur se bashkëpunimi midis Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vazhdojë të fuqizohet në të ardhmen.”, shprehet Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në letrën e urimit dërguar Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Znj. Nancy Pelosi.”

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?