Takimi i Nancy VanHorn me kryetaren në detyrë të Apelit të GJKKO, Saida Dollani

Kronikë

Nancy VanHorn takohet me kryetaren në detyrë të Apelit të GJKKO: Guxim i pamasë dhe sakrificë personale, SHBA mbështetje të përkushtuar ndaj Drejtësisë

11 Dhjetor 2024, 15:10| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 15:18

  • Share

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua sot (11 Dhjetor) me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani. 

Diplomatja e lartë e SHBA-ve ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët sipas saj, “shfaqin guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. 

“Vendimet e tyre janë jetike, për t'i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri”, shprehet VanHorn. 

Ambasada e SHBA thekson se ‘mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet e drejtësisë së Shqipërisë në misionin e tyre për të ruajtur drejtësinë dhe integritetin’.

SHBA-të vazhdimisht kanë mbështetur drejtësinë e re në misionin e saj të luftës kundër korrupsionit zyrtar dhe krimit të organizuar.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?